Share the post "Promovimi i pullës postare „75 vjet nga lindja e Arbën Xhaferit”"
Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Arbën Xhaferit, Posta e Maqedonisë së Veriut lëshoi në qarkullim pullë postare. Në promovim ishte i ftuar presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendaroski, si dhe minisrta zëvëndës ministra dhe deputet.
Drejtoresha e përgjithshme e Postës së Maqedonisë së Veriut, mr. Bujare Abazi, e cila promovoi pullën postare, theksoi: “Nuk mund të harrohet përkushtimi politik i Arbën Xhaferit për të ardhmen paqësore të Maqedonisë së Veriut, fakt që u dëshmua me marrëveshjen kornizë të ohrit”. Pikëpamjet e Arbën Xhaferrit për tolerancën fetare janë gjithashtu dëshmi e kapaciteteve të tij intelektuale në këto mjedise të përziera. Trashëgimia e tij e pasur politike na bën jo vetëm ta kujtojmë dhe përkujtojmë, por edhe të shijojmë frytet e punës së tij”.
Bashkëkohësit dhe bashkëpunëtorët e tij dëshmojnë se Arbën Xhaferi ka një rol të madh në krijimin e mendimit politik shqiptar në Maqedoni, sepse me angazhimin e tij futi një dinamikë të re në veprimtarinë politike, u theksua në promovim.
Tash e tutje, figura e Arbën Xhaferit do të jetë në pullën postare dhe letrat nga posta jonë do të shpërndahen e do të lëvizin kudo, madje edhe përtej kufijve, ashtu siç lëvizte Arbëni bashkë me mendjen e tij të ndritur, përfundoi Abazi.
Autori i pullës me imazhin e Arbën Xhaferit është Loran Kufalo. Është shtypur në tirazh prej 6000 kopjesh, me vlerë nominale 36 den.