Motoçikletat janë të parapara për shpërndarjen e dërgesave postare, para së gjithash në viset rurale me konfiguracion kodrinor dhe malor si dhe për terrene të rrafshëta në të cilat postierët kalojnë relacione më të gjata.
Motoçikletat janë me ngjyrë të verdhë, karakteristike për Postën e Maqedonisë, anësh së cilëve janë të vendosur arkat për bagazh, e që janë të forcuar në pjesën e pasme të motoçikletës. Kutitë mundësojnë bartjen e dërgesave me peshë maksimale deri 30 kg për arkë.
Me këtë rast drejtori i Postës së Maqedonisë theksoi: “Presim që furnizimi me këto motoçikleta dukshëm të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dërgesës”.
Rinovimi i pajisjes së Postës së Maqedonisë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve, e që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi shfrytëzues të kënaqur dhe me këtë kompani të suksesshme.