Share the post "Promovim i pullës postare “Viti ndërkombëtar i sistemit periodik të elementeve”"
Promovim i pullës postare “Viti ndërkombëtar i sistemit periodik të elementeve”
Në vitin kur shënohen 45 vjet nga numri i parë i revistës maqedonase për kimi dhe inxhinieri kimike dhe 150 vjet nga sistemi periodik i elementeve,në Institutin për kimi u promovua pulla postare “Viti ndërkombëtar i sistemit periodik të elementeve”.
Gjatë promovimit të pullës postare,drejtori gjeneral Ejup Rustemi theksoi: “Nëse në vitin 2011, përmes pullës postare së bashku shënuam “Vitin e kimisë”, sot, të nderuar,së bashku shënojmë “Vitin ndërkombëtar të sistemit periodik të elementeve”.Le të jetë kjo edhe një pullë postare, në koleksionin e pasur të filatelistëve të vendit dhe të huaj dhe dëshmi që së bashku mundemi të kontribojmë në afirmimin e shtetit tonë dhe vlerave të përbashkëta”,përfundoi Rustemi.
Dizajni i pullës postare është i Lloran Kufallo,është e lëshuar në tirazh prej 6000 ekzemplarëve,me vlerë nominale prej 50 denarë.