Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve u promovua pulla postare dedikuar figurës dhe veprës së Lorenc Antonit, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tij.
Pullën Postare e promovoi drejtori gjeneral I Postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi I cili me këtë rast u shpreh se :
„Posta e Maqedonisë përmes lëshimit të kësaj pulle postare , në mënyrë aktive përfshihet në shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit, bashkëqytetarit tonë , dirigjentit , shkencëtarit I cli tërë jëtën e tij I’a kushtoi muzikës.
Thonë që përmes muzikës shprehet e vetmja histori e vërtetë e jetës,ndërsa unë do të kisha shtuar se edhe pullat postare janë pjesë e të njejtës histori. Dhe ne sot lëm gjurmë të rëndësishme sepse pullat postare udhëtojnë ashtu sikur udhëtojnë edhe tingujt e muzikës së Lorenc Antoni-it.
Kjo le të shënojë një kontribut të vogël ndaj veprës së tij dhe le të jet pjesë e historive që janë shkruar dhe që edhe më tej duhet të shkruhen nga muzicient të rinj jo vetëm në Maqedoni por gjithandej në Botë.Për shkak se,pulla postare është forma më e mirë për të treguar atë që është me vlerë dhe historikisht e rëndësishme,për ne dhe brezat e ardhshëm“, përfundoi drejtori gjeneral z.Rexhepi.
Pullën postare të lëshuar me rastin e shënimit të 25 vjetorit të vdekjes së Lorenc Antonit e gjejmë në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, me vlerë nominale prej 20 denarëve ,autor i së cilës është Loran Kufalo nga Biroja për Filatelin e Postave të Maqedonisë
Për figurën dhe veprën e e Lorenc Antonit folën edhe drejtori I Institutit për Trashëgimi Shpirtërore të Shqiptarëve , Skender Asani, sekretari shtetërorë i Ministrisë së Kulturës në R.Maqedonisë Behixhudin Shehapi, Anton Sereçi, Blerim Grubi, prof.në Universitetin e Tetovës njëherit edhe anëtarë i Filharmonisë së Maqedonisë, Ermal Mehmeti etnomuzikolog si dhe mbesa e Lorenc Antoni-it, Alma Bejtullau.