Share the post "Promovim i pullës postare “75 vjet nga çlirimi i qytetit të Shkupit”"
Promovim i pullës postare “75 vjet nga çlirimi i qytetit të Shkupit”
Së bashku ndërtojmë dhe krijojmë në qytetin e solidaritetit dhe humanitetit,u shpreh drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut,z.Ejup Rustemi në promovimin e pullës postare me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit të Shupit.
Shkupi në pullat postare është një mundësi më tepër për të promovuar qytetin tone, monumentet kulturore-historike, arkitekturën, rrethinën, Shkupin para tërmetit, çarshinë e vjetër,zanatet.
Po, poashtu edhe ne si institucion së bashku jetojmë, krijojmë dhe ndryshohemi ashtu si ndryshon edhe kryeqyteti. Këtu qëndron edhe bukuria e bashkëpunimit shumë vjeçar mes Qytetit të Shkupit dhe Postës së Maqedonisë së Veriut,e paraqitur përmes pullave postare, theksoi Rustemi.
Autori pullës postare është Llarisa Donev ndërsa është e botuar në tirazh prej 6000 ekzemplarëve dhe me vlerë nominale prej 100 denarë.