Share the post "Program për përmisimin e EMS shërbimit е përgaditur nga EMS Kooperativa"
Në periudhën prej 9 deri më 13 shkurt në Postën e Maqedonisë qëndroi koordinatorja regjionale për Europë dhe EMS menaxherja për kujdesin me shfrytëzuesit e EMS kooperativës së Unionit botëror postar Karmen Bernardino.
Qëllimi i mbledhjes punuese me të punësuarit e EMS shërbimit të Postës së Maqedonisë ishte përmisimi i kualitetit të EMS shërbimit në përpuethshmëri me standardet e EMS kooperativës dhe shfrytëzuesve të kënaqur.
EMS kooperativa numëron 177 antarë ndër të cilët edhe Posta e Maqedonisë qëllimi i së cilës është të ndihmoj operatorët postar dhe të arrijnë qëllimet e tyre duke përmisuar kualitetin e EMS shërbimeve dhe kujdesin ndaj shfrytëzuesve .
Javës së kaluar u realizuan takime punuese me të punësuarit e EMS shërbimit në Qendrën kryesore për komunikacion postar Shkupi 2, gjithashtu u vizitua posta 1008, kargo qendra e Aeroportit, dogana në Postën Shkupi 2 gjithashtu u trajnuan të punsuarit e EMS shërbimit.
„Vlerësova se duhet të bëhen përmisime dhe këtë javë në mënyr aktive kemi punuar në atë se si të përmisojmë kualitetin.Shpresoj se në një të afërme të afërt Posta e Maqedonisë do të jetë fituese e një prej mirënjohjeve për kualitet ( asaj të artë, të argjend dhe të bronzët) që EMS kooperativa e Unionit botëror postar e ndan për administartat postare deklaroi Karemen Bernardino.
Java punuese mbaroi me prezantimin e Planit aksionar të realizuar për Postën e Maqedonisë si dhe drejtimet për përmisimin e EMS shërbimit në përpuethshmëri me standardet e EMS kooperativës të Unionit botëror postar.