Share the post "Drejtori Rexhepi i prezantoi rezultatet e arritura gjatë vitit 2015"
Sot në prani të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës, Bordit Drejtues, përfaqësuesve të lartë të Agjencisë për Posta si dhe përfaqësues të menaxhmentit të mesëm të Sh A “Postat e Maqedonisë” – Shkup, Drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë” – Shkup z. Faadis Rexhepi i prezantoi aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2015. Ai në fillim tha: “Punët e realizuara janë rezultat i punës të mbi 2400 personave të angazhuar në Postën e Maqedonisë, duke i përfshirë aty edhe vetë neve që jemi sot këtu prezentë”.
Në vitin 2015 menaxhmenti i Postës së Maqedonisë me gjithë njohuritë dhe potencialin e vetë, në kushtet ekzistuese ishte dhe do të jetë i fokusuar në:
- Kujdesin e vazhdueshëm për shfrytëzuesit
- Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve postare
- Përmirësimin e kushteve të punës
Por, gjithashtu, sipas drejtorit Rexhepi, Posta ka pasur kujdes edhe për përgjegjësinë shoqërore, duke ndihmuar aksione të ndryshme humanitare, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.
Ai më tej shtoi: “Na gëzon fakti që 90% e subjekteve juridike në Maqedoni na konsiderojnë neve si operator parësor postar, ndërsa 83% e personave fizikë që i përdorin shërbimet tona janë të kënaqur nga dorëzimi i dërgesave”.
“Të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve tona njëjtë i respektojmë, ndaj vetëm te një numër i vogël i të cilëve ndoshta nuk kemi arritur t’i përmbushim të gjithë pritshmëritë e tyre. Por, ju sigurojmë se punojmë me zell në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ekzistuese dhe shtimin e shërbimeve të reja”, deklaroi më tej drejtori i Postës, z. Rexhepi.
Krahas shtimit të kontrolleve ne terren të postierëve, është inkorporuar edhe sistemi për ndjekjen e dërgesave në komunikacionin e brendshëm postar përmes së cilit mund që në çdo kohë të ndiqen dërgesat postare të regjistruara; është organizuar dërgesa e pakove deri 10 kg deri në shtëpi në të gjitha qytetet e Maqedonisë; është mundësuar shfrytëzimi pa pagesë i faheve postare; është furnizuar sistemi Data Read me të cilin shërbimeve të postës hibride u është shtuar vlerë e re.
Në bashkëpunim me këshilltarë ndërkombëtarë është përmirësuar cilësia e shërbimeve EMS në komunikacionin ndërkombëtar, ku nga 201 vende të ranguara, Postat e Maqedonisë nga vend i 132-të u ngjit në vendin e 89-të, që paraqet një ngritje prej 43 vendeve në rangim.
Projekt i rëndësishëm që filloi në vitin 2015 është përpilimi i programit zhvillimor të integruar për sektorin postar në Maqedoni, me ndihmë të një eksperti ndërkombëtar, në përputhje me IPDP metodologjinë e Unionit Postare Botërore, ku morën pjesë edhe ekipe nga Posta e Maqedonisë, Agjencisë së Posttave dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë.
“Atë që dua të potencojë është se si kompani në pronësi shtetërore, në furnizimet publike kemi respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe konkurrencës, dhe se në të gjitha furnizimet e realizuara është arritur ulje e çmimit për 23%, derisa ulja më e madhe ishte 90%”, shtoi drejtori Rexhepi.
Nga vëllimi i tërësishëm prej 72 milionë shërbime, pjesëmarrje më të madhe kanë shërbimet postare me 62%, të ndjekura nga shërbimet financiare me 22% dhe shërbimet e postës hibride me 15%.
Në kushte të vështira të funksionimit, ku edhe në suaza botërore, shërbimet klasike postare shënojnë rënie me rreth 3% në nivel vjetor, ku sipas drejtorit Rexhepi është arritur të mbahet trendi pozitiv në funksionim dhe mirëmbajtje e gjendje solide të likuiditeti, me ç’rast në vitin 2015 neto rrjedha e parave për 11 është:
+60 milion denarë.
Sipas drejtorit Rexhepi, zhvillimi i Postës së Maqedonisë shihet në zhvillimin e shërbimeve të shitjes përmes internetit përmes bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare të asaj sfere, ku, sipas tij, për këtë tanimë jemi duke zhvilluar bisedime me kompani serioze ndërkombëtare; zhvillimi shitjes përmes internetit në bashkëpunim me kompani vendore, për çka tanimë kemi nënshkruar marrëveshje; rritje e ofertës së shërbimeve financiare si dhe dizajnim dhe ofrim të e-shërbimeve siç janë:
- Cloud services
- e-Post
- e-Government
“Të gjithë këtë besojmë se mund ta realizojmë me investim të vazhdueshëm në potencialin kadrovik dhe trajnim të punëtorëve, si dhe në shfrytëzimin e përvojave nga drejtori tjera postare, tha në fund drejtori i Postës së Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi.