Share the post "Posta pjesë e aktiviteteve për Ditën Botërore të Kryqit të Kuq"
Posta pjesë e aktiviteteve për Ditën Botërore të Kryqit të Kuq
Me moton “Dashuri”, sot është shënuar Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Në këtë datë përkujtohet roli i antarëve dhe vullnetarëve të organizatave në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në të gjithë botën.
Në solemnitetin e organizuar me këtë rast, Posta e Maqedonisë si partner bashkëpunimi shumë vjeçar i Kryqit të Kuq, ka përsëritur qëndrimin se bashkërisht me këtë organizatë do të vazhdojë të kontribojë në ngritjen e përgjegjësisë shoqërore.
“Shprehë kënaqësinë që sot edhe njëherë e vërtetojmë bashkëpunimin me Kryqin e Kuq, partner me të cilin bashkarisht i implementojmë bashkëpunimet disavjeçare, të cilat japin kontribut në shoqëri.
Humaniteti dhe solidariteti nuk njohin kufi, ato janë universalë, të ofrohet ajo më e nevojshmja në kohën dhe mënyrën e duhur. Secili nga ne, si indidvid ose institucion duhet të ballafaqohet me sfidat të cilat kërkojnë solidaritet dhe humanitet ndaj atyre të cilëve më së shumti kanë nevojë.
Përkushtimi i kompanisë tonë ndaj këtij qëllimi fisnik do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes bashkëpunimit tradicional me Kryqin e Kuq të R. Maqedonisë së Veriut, ndërsa vlerësimi më i madh dhe më i rëndësishëm që e marim të gjithë janë faleminderimet e mijëra njerëzve theksoi Rustemi.