Share the post "POSTA I HAPI DYERT PËR BANORËT E JETIMORES “11 TETORI”"
10-tra nxënës të shkollave të mesme patën mundësinë nga dora e parë për të mësuar se si të marrin dhe të çojnë dërgesa postare Banorët e jetimores “11 Tetori” nga Shkupi e vizituan SHA “Posta e Maqedonisë” dhe u njoftuan me strukturën, aktivitetet, mënyrën e funksionimit dhe shërbimet e ofruara nga kjo kompani. Në ambientet e filialit të Shkup 2 (stacioni i ri hekurudhor) dhjetëra nxënës të shkollave të mesme kanë pasur mundësine të mësojnë se si funksionon procesi i pranimit dhe dërgimit të dërgesave postare. Duke shpjeguar procesin e punës për banorët e Jetimores, kreu i departamentit të marketingut dhe të shitjes të kësaj kompanie,m-r Lindiana Grazhdani tha: “Si vazhdimësi e aktiviteteve sociale që janë zbatuar edhe në të kaluarën, sot kemi organizuar një vizitë edukative për fëmijët e shtëpisë jetimore ” Tetori 11 ” në disa pjesë të mjediseve të SHA “Posta e Maqedonisë”. Dëshiruam që të mundësojmë një eksperiencë ku këta fëmijë do ishin pjesë e një përvoje e cila do të ndikonte më tepër në atë që të mund të përfitojnë nga kjo më vonë në jetën e tyre.
Unë shpresoj se me këtë vizitë kontribuam të rritet dituria dhe të përmirësohen aftësitë e tyre të cilat do të ishin të nëvojshme në rast se ata në të ardhshmen do të shprehnin dëshirë për tu punësuar në të ardhshmen në këtë kompani” Hapja e dyervje të SHA “Postës së Maqedonisë” për banorët e jetimores vjen si pjesë e programit të përgjegjësisë korporative të saj, duke mbështetur kështu bujarisht arsimimin e të rinjve të cilët në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e ekipit tonë profesional në “Postën e Maqedonisë”. Në suaza të programitë të njëjtë kompania vazhdimisht zbaton dhe aktivitetet të tjera siç janë aktivitetet e dhënjes së gjakut nga ana e punëtorëve të saj si dhe organizon dhe mer pjesë në aktivitete të ndryshme humanitare.
Në suaza të përgjegjësisë korporative jo shumë kohë më parë u organizua dhe një aktivitët human, respektivisht nga ana e punëtorëve u mbodhën veshmbathje dhe mjete higjienike ( një ton veshmbathje)të cilat ju dhuruan famijeve të cilat kishin më së shumti nevojë për ta. Të gjitha aktivitetet tgë cilat I ndërmerr SH.A Posta e Maqedonisë, kanë për qëllim të përmirësohet gjendja e shoqërisë si dhe të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve.