Kërkesat e mëdha kërkojnë zgjedhje inovative. Posta hibride është e dizajnuar për klientët me kërkesa të mëdha dhe ofron pako të shërbimeve që përmban:
- Pranimin elektronik të të dhënave
- Përgatitjen dhe përpunimin e formularëve
- Shtypja e dokumenteve të personalizuara (fatura, forma të ndryshme të lajmërimeve të shkruara, paralajmërime, lajmërime reklamo-promovuese, qeqet pensionale, raporte bankare etj.
- Zarfimi i dokumenteve të shtypura
– me zarf (me ose pa shtojca)
– duke formuar zarf prej vetë dokumentit
– dorëzimi
Avantazhet e Postës Hibride
- Shpejtësia dhe siguria e shërbimit
- kualiteti i lartë i produktit final
- reduktimi i kostove të punës
Klientët të cilët shfrytëzojnë shërbimet e postës hibride fitojnë në kohë,kursejnë resuret njerzore,dhe e gjithë kjo rezulton me racionalizim të kostove. Nga ana tjera, përshtypja e shfrytëzuesit nga ky shërbim është profesionalizmi i lartë i kompanisë-dërgues.
Për këtë arsye, të nderuar menaxherë, mos humbisni kohe, resurse dhe para!
Shfrytëzoni Postën hibride për dorëzim më të shpejtë, më të sigurt dhe më të besueshëm të materialeve tuaja të shtypura!
Thjeshtë
Dërgoni të dhënat tuaja në mënyre elektronike ose përmes mediumit informatik.
Shpejtë
Sistemi i Postës hibride është shumë i modernizuar. Të dhënat e përpunuara shtypen me shpejtësi prej 700 A4 faqe në një minutë.
- Keni në dispozicion formatet A3, A4, 2/3 A4 dhe 1/3 A4, të shtypura në mënyrë të njëanshme dhe të dyanshme. Përveç materialit të shtypur, gjatë zarfimit mund të futen edhe afishe plus.
Me sistemin më të ri Data-read, qendra për postë hibride ofron mundësi për kontroll automatik të të gjitha dërgesave të cilat dalin përmes sistemit për zarfim në bazë të bar-kodeve. Në këtë mënyrë rritet besimi në procesin e përpunimit të dërgesave (faturave, lajmërimeve të ndryshme) si dhe klientët mund të marrin lajmërime për dërgesat e dala.