Share the post "Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare “75 vjet nga deportimi i Hebrenjëve nga Maqedonia”"
Sot me datë 05.12.2018 në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z. Ejup Rustemi së bashku me Ambasadorin e Republikës së Izraelit z.Dan Orian , Zëvendës kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane z.Bujar Osmani si dhe kryetari i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve promovuan pullën postare ,, 75 vite nga deportimi i Hebrenjëve në Maqedoni “.
Secila pullë postare në vete përmbanë tregim të shprehur në një pjesë të vogël letre, si një ambasadorë i vetëm i cili tejkalon kufijtë, kohën dhe largësinë. Me sigurinë më të madhe themi se kjo pullë ka vlerë të pakrahasueshme për arsye se e njejta mbanë në vete pjesë nga historia e dhimbshme e popullit Hebre në Maqedoni dhe në të gjithë botën , kjo pullë postare është simbol i afërsisë së njerëzve pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre dhe religjionin. Me rëndësi është të ndihmojmë gjithkund dhe të gjithve të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Tregimi i kësaj pulle postare është pikërisht ky, përfundoi Drejtori gjeneral z. Rustemi.
Përveç Drejtorit gjeneral të Potës së Maqedonisë , fjalë rasti kishte edhe Ambasadori i Republikës së Izraelit z.Dan Orian , i cili me rastin e promovimit të kësaj pulle postare , tha se pulla tashmë udhëton për në Izrael javën e ardhëshme dhe se të gjith ministrat dhe kryeministri i vendit do të pranojnë letër në të cilën do të gjejnë të bashkangjitur pikërisht këtë pullë postare, me rastin e festës së madhe Hanuka e cila është festë e dritës dhe paraqet përkujtimin e mrekullisë e cila ndodhi gjat hakmarrjes së Haremit në Jerusalem, kjo pullë postare do të jetë pjesë e shumë letrave të cilat do të udhëtojnë nëpër shumë shtëpi , kjo pullë postare gjithashtu mbetet një faktor kyç dhe simbol i komunikimit të njerëzve nëpër botë.
Në promovimin e pullës postare paraqitje kishte dhe Zëvendës Kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane z. Bujar Osmani . Zëvendës Kryeministri përkujoti përndjekjen e Hebrenjëve të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shtoi që ajo kurr më të mos përsëritet. Sipas tij shënimi i ditës së sotme paraqet vazhdën e përcaktimeve tona themelore që të jemi pjesë e krijimit, kurimit dhe promovimit të vlerave në të cilat mbështetet civilizimi perëndimorë.
Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve z.Skender Asani iu qas vlerave historike dhe rëndësisë së kësaj pulle postare.
Gjatë promovimit Drejtori gjenal i Postës së Maqedonisë z.Ejup Rustemi gjithashtu ndau edhe disa ekzemplarë të pullave të reja postare.