Share the post "Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare ,, 75 vite nga vdekja e Faik Konicës“"
Me rastin e 10 vjetorit të ekzistimit të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve , sot Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare dedikuar Faik Konicës – stilist, publicist dhe figurë e cila kishte ndikim të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare në fillim të shekullit të 20-të.
Me këtë rast drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi theksoi: „ Kam kënaqësi të veçantë që sot në Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve gjej mundësinë që t`ua prezentoj pullën postare me imazhin e Faik Konicës, qytetar i Botës dhe Ballkanit. Pullat postare në vetëvete ngërthejnë dy komponenta të rëndësishme. E para është me karakter komercial dhe e dyta komponentë jo më pak e rëndësishme është se përfaqëson medium të llojit të vet, si për operatorin postarë ashtu edhe për shtetin. Pullat postare gjithashtu janë ambasador të cilët përfaqësojnë historinë dhe kulturën e kombeve nëpër Botë. Për këtë arsye pullat postare të cilat janë lëshuar dhe do të lëshohen nga Posta e Maqedonisë për shumë figura të historisë dhe kulturës së shqiptarëve, maqedonasve dhe etniteteve tjera përmes kontributit të tyre mbeten të kujtuara në memorien kolektive të popujve“.
Me rastin e 10 vjetorit të ekzistimit të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve ne R. Maqedonisë në emër të Postës së Maqedonisë, institutit i dhurojmë pulla postare me temë nga historia dhe kultura shqiptare të paraqitura përmes ekspozitës së përherëshme të cilën mund ta shihni në sallën e institutit, përfundoi mes tjerash gjatë fjalimit të tij drejtori gjeneral z. Rexhepi.
Autor i pullës postare „75 vite nga vdekja e Faik Konicës“ në tirazhë prej 6000 ekzemplarësh dhe me vlerë nominale prej 18 denarësh, është Larisa Zhivkovska Donev nga Byroja e Filatelisë.
Në promovimin e pullës postare morri pjesë dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.Hazbi Lika .