Share the post "Posta e Maqedonisë nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Tetovës"
Më 7 mars të vitit 2016 drejtori i Postës së Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi nënshkroi memorandumin për bashkëpunim me Universitetin e Tetovës.
Sipas drejtorit të Postës, z. Rexhepi kjo është ditë e veçantë për arsimin shqip, ku më tej shtoi se “me nënshkrimin e këtij memorandumi dëshmojmë edhe njëherë përgjegjësinë tonë shoqërore si kompani dhe menaxhment.
Ajo që më gëzon më tepër është që do u japim mundësinë studentëve të këtij Universiteti njohuritë e tyre teorike t’i plotësojnë me njohuri dhe përvoja praktike në Drejtorinë dhe 15 njësitë rajonale të Postës së Maqedonisë pranë 2.400 të punësuarve në gjithë territorin e Maqedonisë”.
Ky bashkëpunim, sipas tij, do jetë edhe një sfidë e re për studiuesit e këtij Universiteti në ciklet pas diplomike dhe stafit mësimdhënës që studimet e tyre t’i realizojnë në problematika dhe specifika nga industria postare. “Rezultatet e atyre studimeve do jenë një input i ri dhe kualitativ gjatë menaxhimit tonë”, deklaroi drejtori i Postës së Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi.
Në fund ai tha se duke pasur parasysh se në Maqedoni në shkollimin e lartë nuk ka drejtim për Komunikacion postare, kjo do të jetë tepër e rëndësishme jo vetëm për postën e Maqedonisë, po për gjithë pjesëmarrësit në tregun postarë duke përfshi edhe institucionin rregullator – Agjencinë e postave.