Share the post "Posta e Maqedonisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin Nëna Terezë në Shkup"
Drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Ejup Rustemi, sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin Nëna Terezë-Shkup, për implementimin e politikave të përbashkëta menaxheriale për të arritur objektivat strategjike ndër-institucionale
Drejtori gjeneral z.Rustemi dhe Rektori i UNT-së Pollozhani sqaruan se kjo marrëveshje dhe ky bashkëpunim do të jenë një sfidë e re për studiuesit e këtij univerziteti dhe me anë të mësimit praktik studentëve do të ju mundësohet të jenë më konkurent në tregun e punës në të ardhmen.
Ky bashkëpunim do të shërbej veçmas në realizimin e hulumtimeve shkencore në lëminë e aktiviteteve postare si dhe për të plotesuar njohuritë e tyre praktike
Bashkëpunimi mes dy institucioneve përfshin edhe hapjen e ekspozitave me pulla postare në hapësirat e këtij universiteti, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe realizimin e eventeve edukatike.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi dëshmojmë edhe njëherë përgjegjësinë tonë shoqërore si kompani dhe menaxhment.