Duke filluar nga sot (12 prill) dhe deri më 18 prill 2016, Posta e Maqedonisë do të jetë pjesë e Panairit të 28-të ndërkombëtar të Librit, ku do të marrin pjesë mbi 70 botues.
Me pjesëmarrjen e saj në Panairin Ndërkombëtar të Librit, Posta e Maqedonisë jep kontributin e vetë dhe mbështetë veprimtarinë botuese, me qëllim që të motivojë të rinjtë të lexojnë sa më shumë dhe të kënaqen me titujt e shkëlqyeshëm. Për këtë shkak,
Posta e Maqedonisë, për të gjithë lexuesit të cilët do të blejnë libër në Panair ofron lirim special. Librat e blerë në Panair duhet të sillen te shtandi i Postës së Maqedonisë i cili ndodhet në hallën 1 – në galeri, dhe për vetëm 50 denarë postierët tanë përmes shërbimit EMS do të bëjnë dërgimin në adresën e kërkuar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, Posta e Maqedonisë do të mundësojë dërgimin pa pagesë të 800 librave gjatë kohës sa zgjatë Panairi.
Lirimi që ofron Posta e Maqedonisë gjatë kohës së Panairit për dërgim të librit përmes postës EMS në të gjithë territorin e Maqedonisë është nga 55% – 75%. Gjithashtu, në shtandin e Postës së Maqedonisë do të ekspozohen edhe pullat e reja postare të emetuara nga Byroja për filateli.