ShA „Posta e Maqedonisë“ zgjeroi pakon e shërbimeve të cilat përmes rrjetit të saj u`a ofron qytetarëve. Drejtori gjeneral i postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi dhe drejtori i M-Kesh Dimitër Prodanski nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet të dyja institucioneve. Qytetarët e R. së Maqedonisë duke filluar nga data 1 dhjetor 2017 në të gjitha njësitë postare, në mjediset urbane dhe rurrale do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e kredive të shpejta të cilat M-Kesh i jep në R. e Maqedonisë.
Veçanërisht ndjejmë kënaqësi që edhe ndërmarrje dhe kompani të tjera e shohin postën e Maqedonisë si partner të rëndësishëm për të komunikuar me konsumatorët e tyre si dhe një mundësi për të pasuruar pakon e shërbimeve të kompanisë potencoi z. Faadis Rexhepi drejtor gjeneral i postës së Maqedonisë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Posta e Maqedonisë mbetet edhe më tej e përkushtuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve postare si dhe sjelljen e shërbimeve të reja në interes dhe nevojë të qytetarëve.