“Java e humanitetit” e organizuar nga Posta e Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të RM-së përfundoi me sukses. Gjatë ditës së djeshme, më 17 korrik të vitit 2015 në depon e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Tetovë u dorëzua ndihma humanitare me peshë mbi 3000 kg,, pjesa më e madhe e të cilës ishte nga të punësuarit e Postës së Maqedonisë.
Përveç grumbullimit të mirave materiale në veshje-mbi 900 kg, ujë mbi 1600 litra, mjete për higjienë personale mbi 500 kg, të punësuarit në Postën e Maqedonisë për viktimat e rajonit të Tetovës janë duke grumbulluar edhe mjete financiare.
Posta e Maqedonisë shpreh ngushëllime për viktimat në këtë fatkeqësi natyrore dhe fton të gjithë njerëzit human të kontribuojnë me donacionet e tyre.