Share the post "Drejtori Rexhepi vizitoi zonat e vërshuara në rajonin e Tetovës"
Gjatë ditës së djeshme përfaqësues nga Posta e Maqedonisë vizituan zonat e vërshuara në rajonin e Tetovës -Shipkovicë, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe.
“Sot erdhëm që të ndajmë dhimbjen me familjet dhe të ndihmojmë duke dhuruar pako me produkte ushqimore.
Ftoj të gjithë qytetarët human të kontribuojnë me donacione dhe ndihmën e tyre dhe të njëjtat t’i dërgojnë në 330 njësitë e rrjetit postar të Postës së Maqedonisë, në gjithë territorin e Maqedonisë”, theksoi drejtori i Postës, z. Faadis Rexhepi.
Distribuimi i ndihmave humanitare do të kryhet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë.
Të dhurojmë për popullatën e prekur nga vërshimet në rajonin e Tetovës dhe ta tregojmë humanitetit tonë!