Share the post "Posta e Maqedonisë dhe Posta e Turqisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim"
Sot më 07.10.2016 në Stamboll-Republika e Turqisë drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i Postës së Turqisë z. Kenan Bozgeyik nënshkruan memorandum për bashkëpunim afarist mes dy kompanive. Palët u pajtuan që ti avansojnë përparsitë komparative në të gjitha sferat me interses të ndërsjelltë, vecanërisht përmes këmbimit të përvojave të ndërsjellta. Theks i vecant nga të dy administratat postare do ti jepet zhvillimit të e-commerce ne Postën e Maqedonisë.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit z.Rexhepi theksoi ,, Përkrahja nga Posta e Turqisë ka një rëndësi të vecantë për ne, kjo do na ndihmojë që më shpejtë ti realizojmë planet tona afariste për rritje të cilsisë së shërbimeve egzistuese, ofrim të shëbimeve të reja, sidomos sherbimet e e-commerce si një mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm të Postës së Maqedonisë,,.