Mediumet janë të stërngarkuara me porosi reklamuese ! Kur hapni gazetë, ndezni televizorin, radion, kompjutorin, vozisni automobil,reklamat i gjeni kudo. Në këtë kaos të porosive reklamuese është shumë vështirë të veçoni prodhimin apo shërbimin tuaj.
E tani, paramendoni dikënd që do të hyjë në cdo shtëpi apo kompani në Maqedoni dhe do ti drejtohet personalisht shfrytëzuesit ! Kur këtë do tja kishit besuar individit do tju kishte kushtuar si në kohë ashtu edhe në para. Por sikur këtë do tja kishit besuar postës direkte puna do të kryhet për cast ndërkaq shpenzimet për reklamë do të jenë dukshëm më të ulta se në mediume.
Panfletat, katalogjet, ekzemplaret,kuponat etj, me postën direkte shkojnë drejt grupeve të cilave janë dedikuar.
Me Postën direkte materialet tuaja reklamuese vijnë deri tek dera e vërtetë !
Deri tek dera e vërtetë!
Hapi i parë
Në rast se keni numër të madh të dërgesave dhe në nivel të tërë vendit kontaktoni me sektorin e marketingut. Në rast se dërgesat janë të dedikuara vetëm për territorin e njërës njësi rajonale atëherë kontaktoni njësinë përkatëse rajonale të Postës së Maqedonisë.
Hapi i dytë
Zgjedhni mes dorëzimit të dërgesave me adresë apo pa adresë.
Me zgjedhjen e dorëzimit të adresuar të materialeve, shfrytëzuesi do të mund të bëjë vetë adresimin apo atë punë do t’ia besojë Postës së Maqedonisë.
Në rast se shfrytëzuesi përcaktohet për dorëzim të materialeve pa adresë atëherë është e nevojshme që ai të caktojë grupin qëllimor drejt të cilit janë dedikuar materialet
Hapi i tretë
Materialet tuaja për kohë më të shkurtër vijnë deri tek dera e vërtetë!
*personi juridik i cili ka nevojë të dërgojë sasi më të mëdha mund që të kontaktojë me Sektorin e marketingut të Postës së Maqedonisë dhe të lidhë kontratë me të cilën do të fitojë të drejtën e pagesës me faturë.
Sektori i marketingut. Tel : 02/3 105 110 ose 3 105 116
email: darko.mateski@posta.com.mk