Share the post "Porosia e drejtorit gjeneral të Unionint postar botëror 2020"
,,Nuk jemi vetëm dërgesa postare“
Ne të gjithë duhet të pranojmë viktimat e pabesueshme që operatorët postarë dhe stafi i tyre kanë përjetuar gjatë pandemisë Covid-19. Ndërsa pandemia shpërtheu në të gjithë botën, punonjësit e postës, të vlerësuar si të nevojshëm, punuan pandërprerë për të siguruar dorëzimin e dërgesave. Për fat të keq, disa humbën jetën, të tjerëve përgjithmonë ju është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Shumë prej tyre kanë vuajtur efektet shkatërruese të pandemisë E përshendes guximin dhe angazhimin e miliona punonjësve postar të cilët vazhduan të ofrojnë shërbime pavarësisht trazirave në botë. Sektori postar dhe e gjithë bota krenohen me ju, arritjet e juaja më nxisin admirimin. Dërgesat vazhduan të lëvizin pavarësisht mbylljes së aeroporteve dhe kufijve dhe pavarësisht infekcionit, parasëgjithash në qendrat e klasifikimit.
Atje ku janë paraqitur pengesa, u krijuan shtigje të reja. Fluturimet komerciale u ndërruan me trena dhe anije; operatorët postar sajuan mënyra të reja pune dhe për sigurimin e dorëzimit Zinxhirët e mëdhenj të logjistikës që kaluan kufijtë kombëtarë dhe kontinentet në distanca të gjata për disa ditë dhe javë ndryshuan. Kjo periudhë e re u shënua me inovacion dhe kreativitet që mundësoi zbulimin e mënyrave të reja për të siguruar shërbimeve financiare dhe sociale.
Falë Postës, personat e moshuar të izoluar dhe të dobët morën ndihmën e nevojshme. Janë shpërndarë ilaçe me domethënie jetike dhe pajisje mbrojtëse dhe janë mirëmbajtur shërbimet themelore financiare. Unioni Postar Botëror ka bërë përpjekje të mëdha për t’u siguruar vendeve të tij anëtare analizat e nevojshme, partneritetet dhe inovacionet. Pavarësisht vështirësive të shumta, së bashku kemi përmbushur detyrën tonë në lidhje me shërbimin universal që na obligon t’i dorëzojmë dërgesat deri te të gjithë banorët e planetit, kudo që të jenë.
Dita Botërore e Postës është një rast ideal për t’u dhënë homazhe Shteteve tona Anëtare, operatorëve postarë, stafit postar dhe të gjithë personave të përfshirë në dorëzimin e dërgesave. Që nga formimi jonë, kemi tejkaluar luftëra, katastrofat natyrore dhe epidemi. Vazhdimisht kemi mirëmbajtur shërbimet tona. Megjithatë, gjatë vitit 2020, sektori postar ja tregoi botës qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe rolin e tij të paçmuar që e ka brenda kornizave të çdo shoqërie.
Treguam që nuk jemi vetëm dërgesa postare.