Transformohuni për të qëndruar mundësues i zhvillimit gjithëpërfshirës dhe komponentë e domosdoshme e ekonomisë globale
Dita Botërore e postës festohet çdo vit me 9 tetorë. Ngjarja ishte themeluar në Kongresin Botërorë të Postës në Tokio në vitin 1969 si mjet për shënimin e përvjetorit të themelimit të Lidhjes Botërore Postare në vitin 1874.
Sot qëllimi kryesorë i Ditës Botërore të Postës është që të rritet ndërgjegjësimi për rolin e postës në jetën e përditshme të njerëzve, ndërmarjeve si dhe për zhvillimin global të shoqërisë dhe ekonomisë. Vendet anëtare të LBP-së, nxiten të organizojnë aktivitetet e tyre nacionale për festimin e ngjarjes: nga inkorporimi ose promovimi i shërbimeve dhe prodhimeve të reja deri në mbajtjen e ditëve të hapura të postave, qendrat për klasifikim ose muzetë postar.
Është e rëndësishme që t`ia rikujtojmë vetëvetës rëndësinë që e kanë postat sot në shoqëritë tona, sepse disa trende kyçe e rrotullojnë Botën tonë mbrapsht. Në këtë kuptim shoh katër trende kryesore: e para, prania e internetit gjithndej rritet nga viti në vit, duke i transformuar format të cilat qytetarët veprojnë mes vete, komunikojnë dhe punojnë; së dyti shfrytëzuesit në të gjitha industritë kanë çdo here e më shum kërkesa: në këtë epokë të teknologjisë digjitale dhe mobile, gjërat duam që ti pranojmë menjëhere, duam zgjedhje dhe kontrollë; së treti tregtia elektronike dhe logjistika e vogël janë në ekspanzion, duke arritur rritje prej shkallësh dyshifrore në më shumë regjione; dhe së katërti pas më shumë viteve rritje e ngadaltë, ekonomia Botërore dhe tregtia ndërkombëtare përfundimisht po kthehen në rrugën e duhur.
Në këtë kontekst postat mund ti zbusin rreziqet dhe ti kapin mundësit nëse i përkushtohen reformave. Është e nevojshme që përsëri ta paramendojnë vetëveten, të pranojë digjitalizimin, të redifinojnë propozimin e tyre për vlerësim dhe të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja. Ata gjithashtu kërkojnë mbështetje politike dhe investime, si dhe kornizë rregullative përkatëse për aktivitetet e tyre.
Ka shumë për tu fituar nga ky transformim: konsumatorë më të kënaqur, tregje më të fuqishme postare dhe si më e rëndësishme, shoqëri më kohezive. Me përforcimin e përpjekjeve të vendeve që ti arrijnë qëllimet për zhvillim të përhershëm të Kombeve të Bashkuara, nuk duhet haruar që sektori postar është mundësues i zhvillimit gjithëpërfshirës dhe komponent e domosdoshme e ekonomisë globale. Në njësitë më të largëta dhe më të banuara të planetit tonë njëlloj, ajo qëndron si platformë kyçe për dhënien e shërbimeve publike.
Si organizatë ndërqeveritare në kuadër të Kombeve të Bashkuara, LBP-ja është më shumë e prekur nga roli i postave si pjesë përbërëse e infrastrukturës publike. Bëjmë përpjekje për 192 rrjetet nacionale të vendeve tona anëtare që të jenë sikur një. Ofrojmë forume të cilat anëtarëve tanë u mundësojnë këmbim të këndvështrimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve multilaterale për probleme Botërore. Sigurim të zgjidhjeve teknike të qasshme dhe ndihmë për qeveritë, për rregullatorët dhe operatorët e emëruar të cilët duan që ti modernizojnë infrastrukturat e tyre postare nacionale. Përfundimisht si qendër e vetme Botërore që e njeh sektori postar i bëjmë frytëdhënese informatat masovike postare në favor të të gjithëve.
Besnik të misionit të tyre, Lidhja zgjodhi këtë vit dy momente krysore që të shënoj ditën Botërore të postës. Së pari do të shpërblejmë vendet më të suksesshme sipas indeksit integrues për zhvillim postar të LPB-së i cili jo shumë herët ishte inkorporuar. Duke ofruar mbikqyrje të zhvillimit postar në 170 vende ky indeks i rri përfaqëson mjet të fuqishëm të cilin qeveritë rregullatorët dhe operatorët e emëruar mund ta shfrytëzojnë për ta promovuar përsosshmërinë e postës. Tre vendet më të suksesshme ( Zvicra, Franca dhe Japonija ) si dhe fituesit regjional ( Brazili, Mavriciusi, Polanda, Singapuri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ) meritojnë të pranojnë lavdata për suksesin e tyre të jashtëzakonshëm.
Do të shprehim respekt gjithashtu për të rrinjtë të cilët e kultivojnë traditën për art letrarë edhe në këtë kohë të teknologjive të reja. Fitues i garës ndërkombëtare për përbërjen epistolare për vitin 2017 është katërmbëdhjetë vjeçarja Eva Xhordano Palaços nga Togo e cila përpiloi letër prekëse për Antonio Guteres, sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara duke e thirur që të jap mundin dhe të ndihmoj vendëve të varfura për të ndërperë praktikat e vjetra të cilat mbijetojnë për shkak të mungesës së zhvillimit socioekonomik.
Ashtu siç tregojnë të gjitha shembujt bota postare jeton dhe ndrrohet. Për këtë duhet të adoptojmë teknologji të reja dhe ta mbështesim ndryshimin!
Ju dëshirojmë ditë të shkëlqyeshme Botërore të Postës!
Bishar Huseini
Drejtor gjeneral i LPB-së