Share the post "Pjesmarje e Postës së Maqedonisë në kongresin e 26-të të Unionit Postar Botërorë në Stamboll"
Në periudhën nga 19 Shtator deri më 7 Tetor të vitit 2016 në Stamboll Republika e Turqisë u mbajt kongresi i 26-të i UPB-së në të cilën morën pjesë përfaqësues të SHA “Posta e Maqedonisë”.
Kongresi është organi më i lartë i Unionit Postar Botërorë i cili mbahet çdo katër vjet dhe në të cilin mblidhen të gjitha 192 shtetet -anëtare që të vendosin për strategji të re postare dhe për të vendosur rregullat e ardhshme për shkëmbim ndërkombëtar të dërgesave postare.
Përfaqësues të administratave postare gjatë Kongresit votuan reth amandamenteve të propozuara nga vendet anëtare të Unionit Postar Botërorë. Gjatë këtij kongresi u votua edhe për disa kandidatura të vendeve anëtare për Këshillin Administrativ dhe Këshillin e Operacioneve postare të UPB-së. Grupet punuese të Postës së Maqedonisë dhanë kontributin e tyre në miratimin e një sërë vendimesh të cilat janë veçanarisht të rëndësishme për operacionet postare, në bazë të akreditimit të lëshuar nga ministria e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë
Gjatë kongresit në Stamboll u realizuan edhe takime të drejtorit gjeneral të Postës së Maqedonisë me drejtorin gjeneral të postës së Turqisë gjatë së cilës u nënshkruajt Memorandum për bashkëpunim në mes të dy administratave Postare. U realizua takim me sekretarin e përgjithshëm dhe përfaqësues të tjerë nga PostEurop, si dhe shum takime joformale me përfaqësuesit nga administratat postare të disa vendeve (Postës Turke, postës Bullgare, postës së Shqipërisë, postës së Irakut, etj), pastaj me drejtorin gjeneral të UPB-së si dhe me shumë menaxherë të projekteve nga Byroja ndërkombëtare e UPB-së