Share the post "Përfaqësus të Postës së Maqedonisë pjesëmarrës në seminarin për e-tregëti dhe doganim postar në Lublanë"
Prezentimi i përvojës së Postës së Sllovenisë në zgjidhjen e problemit me doganimin e dërgesave të vogla, para se të gjithash – internet porositë ishte tema kryesore e seminarit i cili u mbajt prej datë 24 deri më 25 Gusht në qendrën logjistike të Postës së Sllovenisë. Përveç përfaqësuesve të Postës së Maqedonisë pjesmarrës në seminar ishin edhe përfaqësuesit e drejtorive postare të Sllovenisë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Malit të Zi si dhe përfaqësues të drejtorisë financiare të Sllovenisë, drejtoria për tatimim indirekt nga Bosna dhe Hercegovina dhe Trinet informatika nga Sllovenia.
Në përputhje me ndryshimet e regullorës doganore të Unionit Europian dhe kërkesat e shërbimeve universale postare, Posta e Sllovenisë në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore të Sllovenisë zhvilloi aplikacion për të cilin fitoi dhe çmimin – Digital innovation of the Year 2014, në Post – Expo në Stokholm.
Si rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të Postës dhe Doganave në Slloveni, mbi të gjitha si rezultat i përdoruesve të kënaqur, të cilët të gjitha formalitet lidhur me importin dhe eksportin e dërgesave postare i kryejnë thjeshtë, përmes rrugëve elektronike. Komisioni Europian (KE) në bashkëpunim me Drejtorinë Financiare të Sllovenisë në shkurt të vitit 2017 organizuan punëtori në Lublanë në të cilën morën pjesë mbi 130 përfaqësues nga 34 shtete, si dhe përfaqësues nga Komisioni Europian, WCO dhe PostEurop
IT sistemi i ri postar APM (Application for Postal manifest). Metoda e re Sllovene e doganimit të internet dërgesave të vogla postare do të shfrytëzohej për doganimin e dërgesave postare deri në vlerë prej 45 eurove (në Slloveni deri në 150 euro), përderisa për dërgesat me vlerë më të madhe zbatohet procedura standarde e doganimit.
Aplikacioni i ri do të kontribuonte për :
– zhvendosjen e obligimeve të punës në mes të punonjësve doganor dhe postar;
– zvoglimin e komunikimit ndërmjet Doganës, Postës dhe pranuesit:
,,single window ‘’ për dërgesat doganore;
– sistem i cili mundëson qasje direkte deri tek dogana;
– e – analizë për riskun;
– këmbim elektronik i të dhënave;
– llogaritjen e thjeshtë të pagesave doganore dhe postare;
– ndjekje e saktë e procedurave doganore;
– dogana fokusohet në kontrollin dhe analizën e riskut;
– marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti midis Doganës dhe Postës.
Përfaqësuesit e Postës së Sllovenisë shprehën gadishmëri që të ndajnë eksperiencat e tyre në Postën e Maqedonisë si dhe gadishmëri për asistim në implementimin e IT sistemit të tyre – APM (Application for Postal manifest).
Gjithashtu propozuan punëtori më të shpeshta dhe më të gjata në të ardhmen me qëllim të harmonizimit të procedurave tona dhe të tyre postare në doganimin e dërgesave të vogla postare, në mënyrë që të përshtaten me sukses në IT sistemin e ri.
Qëllimi i këtyre lloj seminarëve është të menaxhuarit me sukses i numrve në rritje të dërgesve postare nga internet porositë, të siguruarurit e dorëzimit të shpejtë dhe të sigurtë të dërgesave postare, kompjuterizim i të gjithë procesit të punës si në Postë ashtu edhe në Doganë, si dhe menaxhim i riskut dhe sigurisë së dërgesave.