Share the post "Përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë në konferencë ndërkombëtare për E-tregëti në Antali, R. e Turqisë"
Në periudhën prej 20 – 21.11.2017 përfaqësuesit e postës së Maqedonisë në përbërje të Nenad Josevski zëvendës drejtor gjeneral, Danço Stojanosvski – drejtor i sektorit për IT dhe Gjorgji Kokinovski – udhëheqës i sektorit për IT, morrën pjesë në konferencën ndërkombëtare për e-tregëti e cila u mbajt në Antali të Republikës së Turqisë nën organizimin e postës së Turqisë. Në konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të operatorëve tjerë kombëtar postar nga pjesë të ndryshme të Botës. Tema kryesore e konferencës ishte prezentimi i eksperiencës së postës së Turqisë në implementimin e platformës së tyre për e-tregëti dhe adresimi i aspekteve të ndryshme të procesit të e-tregëtisë, duke filluar nga marketingu, ueb – platforma e deri tek sistemi për pagesë dhe shërbimi për konsumatorët. Për këtë qëllim në përputhje me ndryshimet në nivel botërorë dhe rritjen e kërkesës së internet porosive, është e nevojshme që të gjith operatorët kombëtar postar të bëjnë sa më shpejtë transformimin digjital të shërbimeve të tyre.
Përfaqësuesit e postës së Turqisë shprehën gatishmëri që ta ndajnë eksperiencën e tyre me postën e Maqedonisë si dhe u shprehën të gatshëm në implementimin e platformës së tyre për e-tregëti.
Qëllimi përfundimtarë është rritja e dërgesave nga internet porositë, të siguruarit e dërgimit të shpejtë dhe të sigurtë të të njejtave, automatizimi i tërë procesit të punës në postë si dhe menaxhimi me rreziqet.