Share the post "Përcjellja e dërgesave të thjeshta nga internet porosit përmes sistemit të Postës së Maqedonisë"
Posta e Maqedonisë realizon risinë e paralajmëruar në punën e saj, në mënyrë që klientët të jenë sa më të kënaqur:
Dërgesat nga porosit përmes internetit të cilat arrijnë në Postën e Maqedonisë transformohen në dërgesa të rekomandimeve, të mjeteve u ngjitet bar-kod i veçantë dhe evidentohen në sistemin për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë, kjo edhe përkundër faktit që asnjë nga direktivat e Unionit Postarë Botërorë nuk na obligon për një gjë të tillë.
Të gjithë qytetarët të cilët blejnë përmes internetit nga shitës jashtë vendit , arritjen e dërgesave të tyre në Postën e Maqedonisë dhe realizimin e dorëzimit tashmë mund ta përcjellin përmes sistemit për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë, i vendosur në faqen e internetit www.posta.com.mk.
Me këtë do të ritim sigurinë e këtyre dërgesave postare dhe me një transparencë të lartë do të eleminojmë të gjitha dyshimet për humbjen e qëllimshme ose të pa qëllimshme të dërgesave me porosi përmes internetit nga Posta e Maqedonisë. Vazhdojmë edhe më tej të qëndrojmë në anën e klientëve tanë dhe i inkurajojmë që për të gjitha dilemat dhe pakënaqësitë të na kontaktojnë drejtpërdrejtë ose përmes parashtrimit të ankesave online në faqen e internetit të Postës së Maqedonisë.