Paga bazë bruto e punonjësve të punësuar në Postën e Maqedonisë së Veriut do të rritet për 10%, duke filluar nga pagesa e pagës së muajit shtator 2023.
Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit drejtues në përputhje me vendimin për harmonizim të Marrëveshjes Kolektive të kompanisë me nenin 14 nga marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik.
Përkundër faktit se ky vendim paraqet barrë shtesë, Kësilli drejtues, së bashku me drejtoreshën e përgjithshëm Abazi, mendojnë se aktivitetet e reja që parashikojnë do të kontribuojnë në zhvillimin dhe rikthimin e reputacionit të Postës së Maqedonisë së Veriut.
Për kënaqësinë e madhe të të gjithë punonjësve, vendimi u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshëm z. Bujare Abazi dhe kryetarët e organizatave përfaqësuese sindikale pas negociatave të suksesshme mes dy palëve.
Ky hap përfaqëson një nxitje dhe motivim për punonjësit që të japin më të mirën e tyre për të mirën e Kompanisë.