Share the post "Orarë njëzetekatërorësh pune i njësisë postare 2401 në Strumicë"
Ju njoftojmë se SHA për komunikim postar ,,Posta e Maqedonisë“ sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të RM-së, Strumicë dhe me qëllim të mundësimit që qytetarët të kryejnë pagesa për lëndët të cilat dalin nga punët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, më datë 05.09.2017 dhe 06.09.2017 (për shkak të mbajtjes së ndeshjes së futbollit Maqedoni- Shqipëri) organizon punë të njësisë postare 2401 Strumicë, e cila gjendet në rr.11-Tetori, nr.1 në Strumicë deri në ora 24,00 më datë 05.09.2017 dhe nga ora 00.00 deri në ora 14,00 më datë 06.09.2017.
Pas përfundimit të afatit të lartëpërmendur, njësia postare 2401 Strumicë do të vazhdojë me punë sipas orarit të rregullt të punës.