Share the post "Nuk ka ndërprerje në dërgimin e pakove në komunikacionin ndërkombëtar"
Të ndëruar shfrytëzues,
Duke pasur parasysh se komunikacioni ajror pas pandemisë COVID-19 në masë të madhe është normalizuar, e me të edhe komunikacioni ndërkombëtar postar, SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut ” – Shkup ju njofton se të gjitha llojet e dërgesave postare në kuadër të fushëveprimit të Shërbimit Universal, me përjashtim të paketave të vogla dhe dërgesave të rekomanduara deri në 2 kg, që përmbajnë artikuj/mallra për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranohen dhe dërgohen në të gjitha vendet e botës.
Vërejmë se kompanitë ajrore përmes të cilave transportohen dërgesat postare janë ende duke bërë ndryshime në fluturime në baza ditore ose javore, ndaj për këtë priten vonesa në transport.
Ju njoftojmë se nuk ka ndërprerje në dërgesat e dërgesave nga komunikcioni ndërkombëtar postar, pra të gjitha dërgesat që mbërrijnë në vend u dërgohen shfrytëzuesve apo pranuesve.