Share the post "Njoftim për pranimin e dërgesave në trafikun postar ndërkombëtar"
Të nderuar shfrytëzues,
Ju njoftojmë se SHA,,Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup në kushtet e gjendjes aktuale të koronavirusit (COVID 19) bën përpjekje të përditshme për vendosjen e shkëmbimit të postës me më shumë vende.
Duke pasur parasysh mbylljen e aeroportit në Shkup dhe më tej shkëmbimi i postës do të kryhet në rrugë tokësore ose sipërfaqësore.
Vendet për të cilat është i mundur pranimi i dërgesave në rrugë tokësore ose sipërfaqësore janë:
- Austria ;
- Shqipëria;
- Bosnja dhe Hercegovina;
- Bullgaria;
- Greqia;
- Italia;
- Kosova;
- Moldavia;
- Rumania;
- Sllovenia;
- Sërbia;
- Ukraina;
- Kroacia;
- Mali i Zi.
Njoftim: R. e Turqisë është hequr nga lista e shteteve të cilat pranojnë dërgesa postare, për arsye se drejtoria e postës së Bullgarisë nuk pranon dërgesa transit për shtetet të cilat nuk janë të anëtarësuara në BE.
SHA ”Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup nuk ka ndërprerje në dorëzimin e dërgesave të komunikacionit ndërkombëtar postar, gjegjësisht të gjitha dërgesat të cilat arrijnë në R. e Maqedonisë së Veriut dorëzohen deri te shfrytëzuesit përfundimtarë gjegjësisht pranuesit.
Duke pasur parasysh punën në rrethana të jashtëzakonshme me kapacitet të zvogëluar në të gjitha administratat postare dhe mënyrën e transportit të postës, njoftohen shfrytëzuesit të kenë mirëkuptim për vonesën në mbartjen, dërgimin dhe dorëzimin e dërgesave.
Ju falënderojmë për mbështetjen dhe mirëkuptimin.