Në lidhje me shkrimet të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale nga disa portale – Në llogaritë fiskale të “Postës së Maqedonisë” shkruan që keni blerë perime?!, dëshirojmë të njoftojmë publikun se bëhet fjalë për pulla të rregullta postare me temë perimet. Në temën e njejtë perimet, sipas programës për lëshimin e pullave postare për vitin 2017 janë lëshuar pulla postare me motiv të: qepës, fasules, bishtajës, panxharit, kungullit, domates, specit, karotës.
Byroja e filatelisë së Postës së Maqedonisë lëshon pulla postare të rregullta dhe të rastit me tema të ndryshme të cilat miratohen nga këshilli për botimin e pullave postare, dhe të cilat përdoren për pagesë të shërbimeve postare në komunikacionin e brendshëm postar dhe atë ndërkombëtar.