Share the post "Njoftim deri tek shfrytëzuesit e shërbimeve postare me rastin e publikimeve në Web portale të caktuara"
Satisfaksioni i shfrytëzuesve tonë për ne është gjëja më e rëndësishme, andaj edhe i ftojmë të gjithë shfrytëzuesit e pakënaqur të paraqesin reklamacione deri tek Posta e Maqedonisë, të cilat mund t’i bëjnë edhe nëpërmjet Web faqes së kompanisë me qëllim që të shfaqet në sipërfaqe realiteti pa paragjykime dhe prejudikime për fajësi të Postës së Maqedonisë.
Gjithmonë jemi në anën e shfrytëzuesve dhe Ju sigurojmë se Posta e Maqedonisë është operatori – subjekti i fundit në rrugën e dërgesës së pakove nga shitja në internet, ndërsa në llogarinë tonë vijnë kritika edhe për lëshimet e subjekteve që janë të kyçura në proces para nesh.
Posta e Maqedonisë duke u angazhuar për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të veta dhe me qëllim që satisfaksioni i shfrytëzuesve të jetë në nivel më të lartë, ndërmerr hapa ashtu që dërgesat e thjeshta nga tregtia e internetit të cilat arrijnë në Postën e Maqedonisë ti transformon në pako me rekomandim , duke ju ngjitur bar kode të posaçme dhe të njëjtat ti regjistron në sistemin për ndjekje të dërgesave në Postën e Maqedonisë, edhe përskaj asaj që asnjë direktivë e Unionin Postar Botëror nuk na detyron të bëjmë një gjë të tillë.
Sa për qartësim ,në vijim përshkruhet rruga nga dërgesa e pakos deri tek arritja tek shfrytëzuesi i fundit:
Mënyra e dërgesës së pakove postare në komunikacionin postar ndërkombëtar bëhet në bazë të kërkesës së shfrytëzuesit, në përputhje me shërbimet që i ofron ofruesi i shërbimeve postare në varësi të vendit të origjinës.
Dërguesi mund të kërkojë që dërgesat të dërgohen si: të thjeshta, me rekomandim, letër me vlerë, pako, pako EMS, me aeroplan, sipërfaqësore etj.
Në këtë kontekst duam të potencojmë se të gjitha llojet e dërgesave që kanë trajtim të dërgesave të rekomanduara kanë numër postar (me përjashtim të pakove të thjeshta) i cili ka këto karakteristika: dy shkronja karakteristike për llojin e dërgesës, nëntë numra dhe dy shkronja që determinojnë kodin e shtetit nga vjen dërgesa, mund të ndiqen përmes IPS sistemit (i cili paraqet sistem ndërkombëtar postar për anëtarët e Unionit Postar Botëror) si dhe të Sistemit për ndjekje të dërgesave të Postës së Maqedonisë.
Dërgesat nga porositë përmes internetit të cilat nëpërmjet postës arrijnë në Republikën e Maqedonisë si dhe të gjitha dërgesat tjera postare nga komunikacioni ndërkombëtar postar arrijnë në Qendrën Kryesore Postare gjegjësisht në Postën kaluese për letrat dhe pakot me ndërmjetësim të Aero postës e cila bënë pranimin e thasëve të mbyllura (në të cilat bëhet dërgimi i pakove) nga kargo qendra e Aeroportit TAV në Shkup.
Të gjitha dërgesat postare i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore në pajtueshmëri me direktivat e Ligjit mbi doganat si dhe me Direktivat ndërkombëtare postare.
Gjatë arritjes së dërgesave postare, në hapësirën doganore të R. së Maqedonisë, në pajtueshmëri me direktivat doganore, në hapësirat e postës të cilat shfrytëzohen për doganim në kuadër të Qendrës Kryesore Postare, në prani të së paku dy punëtoreve postarë dhe në mbikëqyrje të zyrtarit të doganave bëhet ndarja e pakove të cilat lëshohen në qarkullim të lirë. Ato janë kryesisht dërgesa me natyrë jo-komerciale të cilat dërgohen nga një person fizik tek një tjetër, dhurata etj., dërgesa me vlerë më të ulët e që janë të liruara nga pagesa e taksave doganore.
Të gjithë dërgesat tjera postare që përmbajnë mallra, e që janë të dërguara nga jashtë vendit nga persona juridik, si dhe dërgesa që janë si pasojë e shitblerjes ku bëjnë pjesë edhe dërgesat nga porositë përmes internetit i nënshtrohen kontrollit doganor, taksave doganore dhe TVSH-së, pa marrë parasysh nëse përdoren për qëllime personale nga ana e porositësit.
Doganimi i dërgesave postare bëhet në Zyrat doganore postare – Shkup, e cila është e vendosur në hapësirat e Qendrës Kryesore Postare në Postën e Maqedonisë.
Pas kryerjes së procesit doganor, dërgesat përsëri kthehen në postën kaluese dhe në formë të thasëve të mbyllura dërgohen deri tek qendrat postare nga ku shpërndahen deri tek shfrytëzuesit.
Përpunimi i dërgesa dhe dërgimi i tyre gjithmonë bëhet me komision, gjegjësisht në prezencë të së paku dy punëtoreve dhe e njëjta është e shoqëruar nga dokumente manipulative të cilat domosdoshmërisht nënshkruhen dhe vërtetohen nga ana e punëtoreve postarë.
Hapësirat ku realizohen aktivitetet punuese janë nën mbikëqyrje të përhershme të video kamerave, kështu që mundësia për çfarëdo keqpërdorimi dhe vjedhje nga ana e punëtorëve reduktohen në minimum.
Pas arritjes së dërgesave postare në posta gjegjëse, ku gjithashtu bëhet hapja me komision e thasëve të mbyllura dhe bëhet ngarkimi i regjioneve shpërndarëse gjegjësisht postierëve me dërgesat.
Duam të theksojmë se të gjitha dërgesat postare me peshë deri në 10 kg, dërgohen në adresat shtëpiake qoftë përmes postierëve që shpërndajnë dërgesa postare deri në 2 kg ose përmes dërgimit të organizuar të pakove me vetura deri tek adresat shtëpiake.
Gjithashtu duam të theksojmë se edhe hapësirat në qendrat më të mëdha postare në R. e Maqedonisë janë të pajisura me video mbikëqyrje, kështu që mundësitë për vjedhje janë reduktuar në minimum.