Share the post "Shërbimi EMS i Postës së Maqedonisë rangohet lartë në Raportin e Unionit Postar Botëror"
Në Raportin e Kooperativës EMS të Unionit Postar Botëror për kualitet të shërbimit EMS të 201 operatorëve postarë në botë, për tremujorin e fundit të vitit 2015 shërbimi EMS i Postës së Maqedonisë është ranguar në vendin e 55-të. Në raportin për tremujorin e parë për vitin 2015, Posta e Maqedonisë ishte ranguar në vendin e 137-të.
Ngjitja për 82 vende nga gjithsej 201 operatorë postarë të ranguar është rezultat i angazhimit permanent të menaxhmentit dhe të punësuarve në Postën e Maqedonisë si dhe i angazhimit të ekspertëve nga Unioni Postar Botëror.
Na gëzon fakti se institucionet ndërkombëtare të llojit të Kooperativës EMS e njohin cilësinë e punës së Postës së Maqedonisë, e që paraqet një impuls shtesë për vazhdimin dhe mbajtjen e cilësisë së lartë gjatë punës së Kompanisë.
Të shërbyerit e klientëve është pjesë e treguesve kyç për rezultatet e definuar nga Kooperativa EMS, ndërsa Posta e Maqedonisë si një nga anëtaret e saj në mënyrë aktive participon në aktivitetet e përmirësimit të cilësisë së shërbimit EMS.