Share the post "Në Postën e Maqedonisë filloi implementimi i ISO standardeve 9001 dhe 14001"
Sot 19.04.2017 në Postën e Maqedonisë filloi procesi i implementimit të ISO Standardeve 9001 dhe 14001. Drejtori Gjeneral në prezantimin e tij tha se qëllimi i vendosjes së këtyre standardeve është përmirësimi i sistemit të cilësisë në kompani, e cila do të sjellë deri tek realizimi i qëllimeve të vendosura në aspektin e cilësisë së kryerjës të punëve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore.
Implementimi i Standardit ISO 9001 ka për qëllim rritjen e efikasitetit në kompani përmes zbatimit të tij në të gjitha proceset e punës, gjegjësisht sigurimit të lidhjes në mes të proceseve individuale, sektorëve dhe ndërveprimeve në mes tyre.
Ndërsa Standardi ISO 14001 i definon kërkesat për mbrojtje të ambientit jetësor. Ai paraqet mjet përmes të cilit Posta e Maqedonisë do të mund t’i identifikojë dhe kontrollojë aktivitetet e veta dhe ndikimin e tyre në ambientin jetësorë. Sinqerisht shpresoj se procesi i cili fillon sot do të jetë edhe një projekt i realizuar me sukses i cili do të kontribon në përmirësimin e punës në kompaninë tonë, potencoi Drejtori gjeneral Rexhepi.
Në takimin e sotëm hyrës për rëndësinë e implementimit të Standardeve ISO foli dhe drejtori i kompanisë konsultative me ndihmën e së cilës do të realizohet projekti i lartëpërmendur.