Share the post "Ndërtesa e Postës Qendrore në Shkup përfshihet në mesin e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë në vitin 2021"
Hagë / Bruksel / Luksemburg, 8 prill 2021
Europa Nostra – Zëri evropian i shoqërisë civile i përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe organizata e saj partnere, Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve,ka shpallur sot listën e 7 monumenteve dhe lokaliteteve me trashëgimi më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021:
- Ndërtesa e Postës Qendrore në Shkup, MAQEDONIA e VERIUT
- Pompë hekurudhore me avull në Ahensi, Tirol, AUSTRI
- Kompleksi i varrezave historike të Mirogoj, Zagreb, KROACI
- Pesë Ishujt e Egjeut Jugor, GREQI
- Kopshti Giusti (Xhusti), Verona, ITALI
- Manastiri në Deçan, KOSOVË [1] *
Kapela e Shën Joanit të Sokuevës dhe Hermitazhi, Kantabria, SPANJË Shpallja e 7 vendeve më të rrezikuara për vitin 2021 është bërë e ditur përmes një ngjarjeje digjitale ,njfotim i mbajtur online nga zyrtarë të lartë të Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, me pjesëmarrjen e Maria Gabriel, Komisionerja Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë.
Përzgjedhësit dhe përfaqësuesit e 7 lokaliteteve të zgjedhura kontribuan në uebinarin, duke tërhequr pjesëmarrës nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.Në këtë ngjarje morri pjesë edhe Gaj Klaus, zv.kryetari ekzekutiv i Europa Nostra i cili theksoi: “Qëllimi i Listës sonë të 7 më të rrezikuarve për vitin 2021 është të alarmojë për kërcënimin serioz me të cilin përballen këto lokalitete (vende).
Nga manastiri i mrekullueshëm mesjetar në kopshtin e bukur të Rilindjes, nga ndërtimet industriale dhe moderne te peisazhet kulturore ikonike: këto vende janë dëshmi e rëndësishme për të kaluarën, kujtesën dhe identitetin tonë të përbashkët. Në një kohë kur kontinenti ynë po përballet me kriza të papara, Europa Nostra shpreh solidaritetin dhe jep mbështetjen e saj për komunitetet lokale në Evropë të cilët janë të vendosur për të shpëtuar këto thesare kulturore të trashëgimisë në rrezik.
Përmes rrjetit tonë të gjerë pan-evropian të anëtarëve dhe partnerëve, ne do të mobilizojmë ekspertize dhe burime të ndryshme për të ndihmuar në ruajtjen e këtyre vendeve të trashëgimisë, të cilat duhet të njihen si vektorë të fuqishëm të zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe mjete jetësore për paqen dhe dialogun midis komuniteteve të ndryshme.
Së bashku, ne mund ta bëjmë atë! ”Francisko de Paula Koeljo, kryetari i Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, tha: “Edhe një herë, Instituti EIB qëndron krah për krah me Europa Nostra, partnerin tonë shumëvjeçar në mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore evropiane në rrezik. Evropianët krenohen me trashëgiminë kulturore. I bashkon ata.
Për Bankën e BE-së është e natyrshme të ndihmon në forcimin e kësaj lidhjeje përmes mbështetjes dhe përkushtimit tonë në Programin e 7 vendeve më të rrezikuara.Lidhur me shpalljen e 7 vendeve më të rrezikuara për vitin 2021, Maria Gabriel, Komisionerja Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, tha: “Trashëgimia kulturore evropiane është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë. Është pjesë e identitetit tonë dhe bashkon njerëzit e kontinentit tonë në vlera dhe përvoja të përbashkëta.
Është e çmuar dhe meriton vëmendjen dhe mbrojtjen tonë më të madhe. Me Programin 7 më të rrezikuarit, ne nxjerrim në dritë trashëgiminë tonë evropiane në rrezik, ne rrisim ndërgjegjësimin dhe hapim rrugën për një të ardhme të qëndrueshme të lokaliteteve të zgjedhura “. Shtatë vendet më të rrezikuara për vitin 2021 u zgjodhën nga Bordi i Europa Nostra nga 12 vendet e zgjedhura nga një panel ekspertësh ndërkombëtarë.
Përzgjedhja u bë në bazë të rëndësisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilit lokalitet, si dhe në bazë të rrezikut serioz me të cilin përballen. Niveli i përfshirjes së komuniteteve lokale dhe angazhimi i palëve të interesuara publike dhe private për ruajtjen e këtyre vendeve u konsideruan si vlera kryesore shtesë.
Një kriter tjetër i përzgjedhjes ishte potenciali i këtyre vendndodhjeve për të vepruar si një katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik për vendet e tyre dhe rajonin.Shtatë vendet e zgjedhura si më të rrezikuara janë të kualifikuara për EIB grant të trashëgimisë deri në 10,000 € për lokaliet.
Granti i Trashëgimisë mund t’u jepet 7 vendeve të zgjedhura si më të rrezikuara për të ndihmuar në zbatimin e aktiviteteve që do të kontribojnë në ruajtjen e lokalitetit të rrezikuar. Një ekip ekspertësh që përfaqësojnë Europa Nostra dhe Institutin Evropian të Bankës së Investimeve, së bashku me organizatat dhe partnerët e tjerë që kanë nominuar lokalitetet, do të marrin pjesë në vlerësimin e secilit lokalitet duke mbledhur informacione dhe duke komunikuar me palët kryesore të involvuara.
Këto ekipe multidisiplinare do të sigurojnë këshill ekspertash, do të identifikojnë burimet e mundshme të financimit dhe do të ndihmojnë në mobilizimin e mbështetjes së gjerë për të ruajtur këto monumente kulturore.
Në fund të procesit të vlerësimit, ata do të formojnë një sërë këshillash për aktivitetet e ardhshme. Programi 7 më të rrezikuarit drejtohet nga Europa Nostra në partneritet me Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve. Ai gjithashtu ka mbështetjen e Programit Europa Krijuese (Creative Europe) të Bashkimit Evropian.
Ky Program i nisur në vitin 2013, është pjesë e një fushate të shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Europës. Programi rrit ndërgjegjësimin, përgatit vlerësime të pavarura dhe propozon rekomandime për veprim. Programi siguron një grant simbolik prej 10,000 € për lokaliet. Emërtimi i një lokaliteti të rrezikuar shpesh shërben si katalizator dhe nxitje për të mobilizuar mbështetjen e nevojshme publike ose private, përfshirë edhe financimin.
Ndërtesa e Postës Qendrore në Shkup Posta Qendrore është një ndërtesë e jashtëzakonshme e vendosur në Shkup me një stil arkitektonik modernist dhe brutalist nga periudha e pasluftës. Ajo u dizajnua nga arkitekti dhe artisti maqedonas Janko Konstantinov dhe u finalizua në vitin 1974. Struktura jashtëzakonisht e fuqishme e ndërtesës është bërë prej betoni të armuar, në formën e një lule zambaku uji.
Forma e saj zambaku uji kishte për qëllim të simbolizonte rindërtimin e qytetit të Shkupit pas tërmetit të fortë që shkaktoi shkatërrimin e qytetit dhe infrastrukturës së tij në vitin 1963.Ky shembull i shquar i arkitekturës shumë ekspresive dhe skulpturore e shekullit të 20-të është me rëndësi jetike për peizazhin arkitektonik vizual dhe simbolik dhe ansamblin brutalist në zemër të Shkupit, si dhe për trashëgiminë e Evropës dhe më gjerë.
Ndërtesa që shërbente si salla e sporteleve administrative të “Qendrës Telekomunikative dhe Postare” të Republikës Federale të Maqedonisë është gjithashtu e rëndësishme si një simbol i rezistencës në periudhën e pas tërmetit.
Ndërtesa i mbijetoi një zjarri të madh në vitin 2013. Megjithatë, lustrimi fillestar i kupolave dhe muraleve nga dizajneri i brendshëm Borko Lazeski, si dhe mobiljet dhe ndriçimi të dizajnuara në mënyrë të posaqme u shkatërruan plotësisht ose pësuan dëme serioze. Ndërtesa e Postës Qendrore, duke përfshirë përpunimet e saj kryesore të brendshme dhe të mureve, sot është edhe më e rrezikuar nga mos përdorimi dhe përkeqësimi i intensifikuar nga prania e minimit të erozionit të shkaktuar nga ngritja e ujërave nëntokësore për shkak të afërsisë së lumit Vardar.
Për shkak se ndërtesa është ende pa çati, ajo vuan nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ndikimeve atmosferike me shi dhe dëborë që depërtojnë në të gjithë brendësinë e saj.Nominimi Postës Qendrore për Programin 7 më të rrezikuar në vitin 2021 u paraqit nga Instituti për hulumtime në mjedisin jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë (IEGE) në Shkup.
Është e mbështetur plotësisht nga SHA për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi shtetërore – Shkup, dhe këshilltari për trashëgimi dhe qëndrueshmëri Dr. Georgi Georgiev nga “Konsallting, planifikim, inovacione dhe strategjit” nga Gjermania.
E ardhmja e ndërtesës së Postës Qendrore është në rrezik duke pasur parasysh shkallën e dëmtimit të saj, pasi ndërtesat me këtë lloj të formës dhe ndërtimit(konstruktimit) janë shumë komplekse për tu rinovuar. Rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e mbrojtjes dhe ripërdorimit të objektit është një nga qëllimet kryesore të anëtarëve të ekipit projektues, hartuesit e projekt propozimit , Mr. Suzana Kasovska Georgieva, zëvendës drejtoreshë pranë Institutit për hulumtime në mjedisin jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë ( IEGE ) nga Shkupi, ark. Blagica Stojcevska, shefe e shërbimit të pavarur për ndërtim dhe investime pranë SHA “Posta” dhe Dr. Georgi Georgiev dhe i gjithë ekipi këshillues për ruajtjen e trashëgimisë së qëndrueshme dhe zhvillimin urban nga Gjermania.
Procesi i nominimit u mbështet plotësisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prof. Dr. Ralf Killian dhe prof. Dr. Joana Laisner nga Instituti “Fraunhofer” në Gjermani.Përzgjedhësi i ndërtesës së Postës Qendrore përkushtohet për ridizajnimin e ndërtesës si një qendër për aktivitete kulturore dhe shoqërore me fokus në audiencën kombëtare dhe ndërkom bëtare, e cila do të thellojë mirëkuptimin, njohuritë dhe vetëdijen e trashëgimisë kulturore si një burim kryesor për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
Për ripërdorim të Postës Qendrore në Shkup, është planifikuar të themelohet dhe funksionojë, me mbështetje institucionale, teknike dhe kadrovike të Qeverisë dhe institucionet e tjera përkatëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nga i gjithë publiku shkencor dhe profesional, një strukturë ekipi për interes publik, i cili do të zhvillojë dhe menaxhojë strategjinë dhe aktivitetet për ruajtjen, ri-funksionimin, financimin dhe menaxhimin e mundësive të financimit dhe financimin në grup të një numri të madh të nevojave për këtë realizim. Kjo do të sigurojë kujdes dhe funksionim transparent dhe të qëndrueshëm të objektit.
Qëllimi kryesor i ekipit projektues është që të transformojë ndërtesën e Postës Qendrore në Shkup në mënyrë organizative dhe funksionale në një organizëm të qëndrueshëm që funksionon dhe i cili do të jetë një pjesë aktive e strukturës urbane dhe kulturore të qytetit të Shkupit, Evropës dhe botës.Bordi i Europa Nostra, bazuar në mendimet e shprehura nga Organi Këshillëdhënës i Programit 7 më të rrezikuarit për vitin 2021, tha: Ndërtesa e postës qendrore paraqet gjithçka që është Programi 7-të më të rrezikuarit dhe ajo është një objekt kulturor me rëndësi të jashtëzakonshme që paraqet simbolin e rilindjes së qytetit pas tërmetit. “Për fat të keq, kjo strukturë duhet të lindë për herë të dytë.”
KONTAKTET PER SHTYP
Europa Nostra Joanna Pinheiro, jp@europanostra.org M. +31 6 34 36 59 85 Sarah Zanini, sz@europanostra.org M. +39 32 80 45 58 65
Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve Bruno Rossinol, bruno.rossignol@eib.org T. +352 43 797 07 67; M. +352 62 134 58 62
Instituti për hulumtime në mjedisin jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë (IEGE) Suzana Kasovska Georgieva, suzana@iege.edu.mk T.+389 2 30 90 931; M.+389 75 489 005 |
ME SHUM INFORMACION
Versione gjuhësore të njoftimit për shtyp Photos & e-banners (in high resolution)
|
Informacione tjera
Europa Nostra është zëri evropian i shoqërisë civile i përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Një federatë pan-Evropiane e OJQ-ve të trashëgimisë, mbështetur nga një rrjet i gjerë i organesh publike, kompani private dhe individë, ajo mbulon më shumë se 40 vende .
E themeluar në vitin 1963, sot njihet si rrjeti më i madh dhe më përfaqësues i trashëgimisë në Evropë. Evropa Nostra bën fushata për të ruajtur monumentet, vendet dhe peisazhet e rrezikuara të Evropës , në veçanti përmes Programit 7 më të rrezikuarve. Ajo vlerëson përsosmërinë përmes European Heritage Awards / Çmimeve të Trashëgimisë Europiane dhe Europa Nostra Awards/Çmimeve Evropa Nostra.
Europa Nostra kontribuon në mënyrë aktive në përcaktimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave Evropiane në lidhje me trashëgiminë, përmes një dialogu të strukturuar me Institucionet Evropiane dhe koordinimit të Aleancës së Trashëgimisë Evropiane. Instituti i Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) u krijua brenda Grupit EIB (Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Evropian i Investimeve) për të promovuar dhe mbështetur iniciativa sociale, kulturore dhe akademike me palët e interesuara europiane dhe publikun e gjërë.
Është shtylla kryesore e komunitetit të Grupit EIB dhe angazhimit të tyre. Më shumë informacion në http://institute.eib.orgEvropa Krijuese është një program Evropian që mbështet sektorët kulturorë dhe krijues, duke u mundësuar atyre të rrisin kontributin e tyre në drejtim të punësimit dhe rritjen ekonomike.
Me një buxhet prej 1.64 miliardë euro për periudhën 2021-2027, ajo mbështet organizata në fushat e trashëgimisë, arteve figurative, artet ndërdisiplinore, botimet, filmin, TV, muzikës dhe video lojërave , si edhe dhjetëra mijëra artistë, profesionistë të kulturës dhe fushës audovizuale.
Financimi u mundëson të veprojnë në mbarë Europën, pët të arritur audienca të rejadhe për të zhvilluar aftësitë e kërkuara në epokën digjitale.
[1] * Ky shënim nuk është në kundërshtim me qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të OKB-së dhe mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.