Share the post "NDARJE E SHPËRBLIMEVE ME RASTIN E 22 PRILLIT-DITËS SË PUNËTORËVE POSTAR"
Më datë 22 prill- ditën e punëtorëve postar, në sallën 19:19 në Qendrën kulturore informative në Shkup,u mbajt solemnitet rasti në të cilin u ndanë shpërblimet tradicionale për ata që mbushën 15 respektivisht 30 vjet stash në Postën e Maqedonisë. Njëkohësisht u ndanë shpërblime për punëtorët më të mirë për vitin 2011 ( nga secila njësi rajonale u zgjodh nga një). Me këtë rast të pranishmive ju drejtua Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Z. Rafis Aliti i cili mes tjerash theksoi: “Një nga atributet më të rëndësishme për një klimë më të mirë organizative është lojaliteti.
Të jeshë lojal ndaj postës nuk do të thotë vetëm të mos largohesh nga posta por të tejkalosh vehten dhe të arrish të kënaqish nevojat e klientëve . Të gjithë do dëshironim që të jemi lojalë por të jesh në nivel të punës 15 (pesëmbëdhjetë) apo 30 ( tridhjetë) vjet gjithsesi është për ç’do respekt. Më lejoni që t’ju uroj ditën e punëtorëve të postës. Njëkohësisht, dua t’ju uroj Ju që kremtoni sot Jubileun dhe t’ju dëshiroj një rreth pune motivues, shumë shëndet si dhe fat për Ju dhe familjet tuaja.