Share the post "Mundësohet shkëmbimi i dërgesave postare me Gjermaninë"
Të nderuar shfrytëzues,
Ju informojmë se SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, mundësoi shkëmbimin e dërgesave postare me Gjermaninë. Shkëmbimi i dërgesave postare do të realizohet përmes rrugës tokësore përkatësisht sipërfaqësore një herë në javë.
Në kontekst të kësaj, Ju informojmë se kemi mundësuar pranimin e dërgesave postare përmes rrugës tokësore përkatësisht sipërfaqësore me: Shqipërinë, Greqinë, Kosovën, Bullgarinë, Rumaninë, Turqinë dhe Gjermaninë.
Duke marrë parasysh se punojmë në rrethana të jashtëzakonshme me kapacitete të zvogëluara në të gjitha administratat postare dhe mënyrën e transportit të dërgesave postare, luten shfrytëzuesit që të kenë mirëkuptim për vonesën gjatë transportit, dërgimit dhe dorëzimit të dërgesave postare.
Ju falënderojmë për përkrahjen dhe mirëkuptimin.