Share the post "Mirënjohje për SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut nga Agjencia për postat"
Në mbledhjen e 20-të publike të Agjencisë së Postave, e cila u mbajt më 23 maj 2023, drejtoreshës së përgjithshme të Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi ju nda mirënjohje për afrimin e punës postare të publikut më të gjerë përmes prezantimit të mirë dhe shembujve për punë të sukseshme.
Kjo është një nxitje, për të gjithë punonjësit e kompanisë dhe një shpërblim për të gjithë punonjësit. Në emrin tim dhe në emër të të punësuarve ju falënderoj për mirënjohjen e SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut” , si ofrues i shërbimit universal në të gjithë territorin e shtetit, tha Mr.Bujare Abazi.
Ne vazhdojmë të punojmë në interes të shfrytëzuesve tanë, duke krijuar shërbime që janë në trend për kohën në të cilën jetojmë. Mbledhje të tilla publike të organizuara nga Agjencia e Postave janë një mundësi për të prezantuar kushtet e tregut postar, si dhe sfidat me të cilat përballemi çdo ditë, theksoi drejtoresha e përgjithshme Abazi.
Në takimin publik u shqyrtua Raporti statistikor për aktivitetet postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara për vitin 2023. të Agjencisë së Postave.