Share the post "Bashkësia lokale e Shipkovicës i ndau mirënjohje Postës së Maqedonisë"
Përfaqësues të bashkësisë lokale të fshatit Shipkovicë dhe Kryetari i Shtabit të Krizave për vërshimet në Shipkovicë, më dhjetor të vitit 2015 i ndau mirënjohje Drejtorit të përgjithshëm të Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepit, duke shprehur falënderimet e tyre për ndihmën dhe përkrahjen që Posta e Maqedonisë e kishte dhënë për popullatën e prekur nga vërshimet në rajonin e Tetovës.
Me këtë rast, drejtori i Postës z. Faadis Rexhepi në emrin e tij personal dhe në emër të punësuarve të Postës së Maqedonisë u falënderua, duke theksuar se: ”Ndjej kënaqësinë që kompania në krye të së cilës qëndroj unë si dhe të punësuarit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë me kontributin e dhënë që sikur edhe vetëm edhe për një moment t’ju kemi ndihmuar në zbutjen e dhimbjeve popullatës së prekur gjatë vërshimeve në rajonin e Tetovës”.