Ndjekja dhe përpunimi i dërgesave në komunikacionin postar ndërkombëtar në Postën e Maqedonisë zhvillohet përmes sistemit të mbindërtuar IPS cloud, i cili mundëson qasje të centralizuar përmes internetit gjatë realizimit të shërbimeve. Për shfrytëzuesit e Postës së Maqedonisë teknologjia e re Cloud do të mundësojë qasje më të shpejtë, më të sigurtë dhe më të detajuar deri tek shërbimet postare. Mirëmbajtja dhe mbindërtimi i mëtejshëm i sistemit IPS në cloud version do të bëhet nga Unioni Postarë Botëror.
Sistemi IPS paraqet mjet të IT-së përmes të cilës shfrytëzuesit e shërbimeve postare të Postës së Maqedonisë në komunikacion ndërkombëtar do të mund ta ndjekin lëvizjen e dërgesës. Ky sistem është mjet i IT-së , së Unionit Postarë Botëror me qëllim të centralizimit të të dhënave në komunikacionin postar ndërkombëtar.
Vendosja e Cloud teknologjisë nga Unioni Postarë Botëror, nuk nënkupton vetëm avancim teknologjik , por gjithashtu edhe zvogëlim të shpenzimeve gjatë ruajtjes dhe përputhjes së të dhënave në nivel lokal. Cloud mundëson qasje më të lehtë, zgjidhje qëndrore dhe mundësi të sigurtë për ruajtjen e të dhënave.
Ndjejmë kënaqësi të veçantë që Posta e Maqedonisë është e para në Europë dhe e treta në Botë që shfrytëzon këtë shërbim nga Unioni Postarë Botëror, në interes të stabilitetit të punës në komunikacionin postar ndërkombëtar si dhe për të mirën e shfrytëzuesve të shërbimeve tona.