Memorandumi për bashkëpunim i nënshkruar me Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike (FSHIIK) do t’ju mundësojë studentëve të kryejnë praktikën e tyre në Postë.
“Ne si kompani hapëm dyert për bashkëpunim me inxhinierët e ardhshëm të FSHIIK, që është në interes të përbashkët për të dy institucionet.
Sistemi dhe infrastruktura na mundësojnë të ofrojmë shërbime të cilat kërkohen, me qëllim të konsolidojmë Postën.
Mundësimi i praktikës studentore për studentët e FSHIIK, mbështetja profesionale, nuk është e rëndësishme vetëm për studentët por edhe për ne si kompani. Duke ndjekur trendet më të reja në sektorin postar, kalojmë në një koncept të ri të punës, rritjen e produktivitetit dhe investimin në shërbime të reja dhe burime njerëzore”, tha Bujare Abazi, Drejtoreshë e përgjithshme e Postës së Maqedonisë së Veriut.
Ky është Memorandumi i pare për bashkëpunim i nënshkruar me Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike.