Share the post "Medalje argjendi për Jana Popovska në konkursin e 49-të letrar të Unionit Postar Botëror"
Vendi i dytë dhe medalje argjendi për Jana Popovska, përfaqësuesja e Postës së Maqedonisë së Veriut në konkursin e 49-të letrar të Unionit Postar Botëror ,i organizuar me rastin e 9 Tetorit, Ditës Botërore të Postave.
Jana është heroina jonë, sepse për herë të parë në ekzistencën e saj 49-vjeçare, një përfaqësuese e Postës së Maqedonisë merr medalje në Konkursin Ndërkombëtar për të rinj të Unionit Postar Botëror . Letra e çmimit fitues të Janës sonë është një nga 1.2 milion letrat e arritura këtë vit në konkurs në selinë e UPB në Bern, Zvicër.
Jana Popovska është nxënëse në shkollën fillore “Elpida Karamandi”, Manastir, dhe mentori i saj është profesoresha e gjuhës maqedone Suzana Petkovska.
Çdo shkronjë shkëlqen me inovacion dhe kreativitet, dhe këto janë cilësi që ekzistojnë tek çdo fëmijë dhe mënyra se si ai ose ajo e sheh botën. Ajo është një shkëndijë që na bën thirrje të dëgjojmë me kujdes dhe t’i kushtojmë vëmendje. Edhe këtë vit, fituesit nuk dallojnë , janë fjalët e Drejtorit gjeneral të Unionit Postar Botëror, Husein Bishar.
Shkëndija në letrën e Janës është pjesë e këtij kreativiteti dhe krijimtarie dhe ajo na fton sinqerisht që ta dëgjojmë dhe t’i kushtojmë vëmendje asaj që na rrethon. “Edhe vetë nuk e dija se po prisja me padurim shkollën në vjeshtë kohëve të fundit, vetëm para dhjetë ditëve, kur … ndodhi diçka shumë e pazakontë! Shkolla jonë u mbyll. Edhe shkolla të tjera, jo vetëm në vendin tonë … Kudo! Në të gjithë botën. Thanë: një virus vdekjeprurës!
Nuk dua që bota përreth nesh të mbetet ashtu siç e lamë para dhjetë ditëve!? Ne, fëmijët, i duam livadhet shumëngjyrëshe, lumenjt epastër, malet e gjelbërta, zogjtë fluturues. “Duam liqene të kaltërta dhe dete të trazuara, duam një botë të shëndetshme.”
Le ta dëgjojmë zërin e Janës dhe ta bëjmë botën një vend më të mirë për të jetuar së bashku. Jana është zëri ynë në botë.
Vendin e parë në konkurs e fitoi Volga Valchkevich nga Bjellorusia, dhe vendi i tretë shkoi për Fan Hoang nga Vietnami.
Urime të sinqerta përfaqësueses tonë Jana Popovska nga punonjësit e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.