Share the post "Më të rinjët e çerdhes së femijëve “Biseri” në vizitë të Postës së Maqedonisë"
Sot, posta e Maqedonisë i hapi dyert për më të rinjët e çerdhes “Biseri”. Miqtë e tanë të sotëm, u shoqëruan me mikun e tyre të ri xhaxhi postierin për të cilin kishin pyetje të panumërta. Si adresohet një letër, ku duhet të dërgohet, a duhet të ketë pullë postare, çka është arka postare, ishin këto disa nga pyetjet të cilat i`a parashtruan mikut të tyre të ri, siç edhe ata vet e emëruan, miku ynë i mirë postier.
Qëllimi i këtyre takimeve është që t`u ofrohen të rinjëve informata për rëndësinë e një letre bukur të shkruar, e dërguar si kartolinë postare apo letër, e dërguar dhe e adresuar drejtë përmes postës.Ky është njëri prej aktiviteteve edukative të cilat Posta e Maqedonisë si kompani e përgjegjëshme shoqërore i realizon brenda tërë vitit për femijët e moshës parashkollore dhe shkollore, si dhe për studentët të cilët duan që pjesën praktike ta realizojnë në Postat e Maqedonisë.