Share the post "Masat për parandalimin e përhapjes se koronavirusit në komunikacionin postar"
Masat për parandalimin e përhapjes se koronavirusit në komunikacionin postar
Duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shendetësisë dhe Qeverisë, SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut“– Shkup, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cilla kujdeset për të punësuarit dhe shfrytëzuesit, i liron nga puna :
- Gratë shtatëzane;
- Prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet apo nxënës deri ne klasë të 4;
- Punonjësit me sëmundje kronike në pajtueshmëri me listën e parashtruar nga Ministria e Shëndetësisë;
- Punonjësit të cilët kanë vizituar ndonjë nga shtetet me rrezik të lartë apo të mesëm i referohen vetëizolimit në kohëzgjatje prej 14 ditë.
Punonjësit të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me shfrytëzuesit e shërbimeve u sigurohen dorëza mbrojtëse dhe dezinfektues.
SHA „Posta e Maqedonisë së Veriut“ ka sjell masa të cilat i referohen komunikacionit postar në vend për qëllim të parandalimit të koronavirusit në Shtet.
Masat janë sjell për mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve postar, në veçanti të atyre punonjësve që janë në kontakt të drejtpërdrejt me shfrytëzuesit e shërbimeve postare (postier dhe punonjës sporteli) si dhe shfrytëzuesve të shërbimeve postare.
Për më tepër, SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” ka procedurë dhe protokoll të zhvilluar në rast të përhapjes së mëtejshme të virusit, për të cilin do të informohen punonjësit dhe shfrytëzuesit.
Posta e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve, ti vizitojnë postat dhe ti shfrytezojnë shërbimet postare vetëm në rast nevoje.
- Posta e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve në interes të shëndetit të punonjësve dhe shfrytëzusve rreptësisht ti përmbahen rregjimit të lartëpërmendur për hyrje në posta. Në posta mund të ndodhen vetëm aq shfrytëzues sa ka sportele operative, përkatësisht sportele në funksion. Shfrytëzuesit duhet të respektojnë rekomandimin për mbajtjen e distances ndërmjet personave. Nëqoftëse të gjitha sportelet janë të zëna, shfrytëzuesit e shërbimeve postare, duhet të presin në rradhë para derës hyrëse të njesisë postare.
- Nëqoftëse është e nevojshme aty ku proçesi e lejon punonjësit do të rregullojnë hyrjen në postë, sipas rekomandimit për mbajtjen e distancës ndërmjet shfrytëzuesve.
- Në ditët në vazhdim, në mvarësi të situates, Posta do ta përshtasë orarin e punës të njësive punuese, ndërsa shfrytëzuesit do të kahëzohen drejt njësive të tjera punuese. Sipas nevojës , njësi të caktuara punuese do të mbyllen në periudhë më të shkurtër apo më të gjatë kohore.
- Të gjtha ndryshimet do të jenë të vendosura në dyert hyrëse të njësive postare, këto dhe gjitha informacionet tjera do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët në web faqen e Postës së Maqedonisë së Veriut.