Share the post "Maratona postare tradicionale nën mbështetjen SHA Posta e Maqedonisë"
Maratona Postare do të mbahet këtë vit për së dytën herë me 9 Tetorë Ditën Botërore të Postës nën mbështetjen e SHA Posta e Maqedonisë dhe qyteti nikoqir i Prilepit. Kjo është një nga aktivitetet e postës së Maqedonisë për të shënuar ditën ndërkombëtare postare dhe ka për qëllim promovimin e veprimtarisë postare duke mbështetur vrapim në distancë të gjatë dhe menyrën aktive të jetës. Maratona Postare është i vetmi maraton në botë që ka lidhje tematike me veprimtarin postare. Këtë vit garat do të organizohen në tre kategori të ndryshme 5 km (garë ), 21 km (gjysmë maratonë), 42 km (maratonë) dhe maraton për fëmijë prej 1 km.
Nga ky vit maratona e Parë postare është anëtare e asociaconit më të madh për maratona në botë ” Asociacionit të maratonëve ndërkombëtare dhe gara në largësi” në të cilën marin pjesë 400 gara maratone prej më shumë se 120 vende dhe territore në mbarë botën.
Participimi i përgjithshëm i këtij viti paguar nga pjesëmarrësit do të dhurohen në Fondin për ndihmë për zonat e përmbytura në Maqedoni, me të cilën “Posta e Maqedonisë” dhe e gjithë bashkësia e vrapuesve në distancë të gjatë përfshihet në aktivitete humanitare në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytura në rajonin e Shkupit.