Share the post "Makraduli në takimin e parë të punës në Agjencinë e Postave"
Drejtori gjeneral Jani Makraduli realizoi takimin e pare tëpunës me drejtoreshën e Agjencisë të postave Biljana Avramoska Gjoreska. Makraduli dhe Gjoreska biseduan për implementimin e rregulativës ligjore, me qëllim që të sigurohet disponueshmëri më e madhe dhe më e mirë e shërbimeve postare për të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet juridike.
Bashkëpunimi me Agjencinë e postave është prioritet, posaqërisht që SHA “ Posta e Maqedonisë së Veriut” është ofrues i shërbimit universal në gjithë territorine Shtetit.
Agjencia si organ i pavarur rregullator ka detyrë primare të sigurojë kushte cilësore dhe të barabarta për zhvillimin e komunikacionit postar. Të dy drejtorët ranë dakord që takimet dhe korrdinimi i përbashkët të vazhdojnë edhe në të ardhmen.