Тakim me përfaqësues të lartë të Temu-së
Share the post "Lëshuar pulla postare me rastin e anëtarësimit të Repubilikës së Maqedonisë së Veriut në NATO"
Republika e Maqedonisë së Veriut në NATO është pullë postare me të cilën Posta e Maqedonisë së Veriut shënoi anëtarësimin e Shtetit tonë në Aleancën e NATO-s.
Pula postare, autorja e së cilës është Larisa Zivkovska Donev, e lëshuar në një tirazh prej 6000 kopjesh dhe me një vlerë nominale prej 30 denarë, Drejtori Gjeneral i Kompanisë, Ejup Rustemi, në emër të punonjësve ju dergoi: Kryetarit të Shtetit Pendaroskit, Kryetarit të Parlamentit Xhaferit, Kryetarit të Qeverisë Spasovskit, Zëvendëskryeministrit Osmani, Ministrave Sekerinska dhe Dimitrov, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Kryetarit te Qytetit të Shkupit.
Pulla postare u dërgua gjithashtu edhe në selinë e NATO-s si dhe deri te ambasadori amerikan i Shteteve te Bashkuara ne vend.
Me këtë rast, Drejtori Gjeneral Rustemi tha: “Ky është një sukses që na përket të gjithë neve në mënyrë të barabartë, dhe paraqet realizimin e ëndrrës se të gjithë qytetarëve.
Pulla postare është shumë më tepër sesa një copë letër, është një simbol i Shtetit, një mjet i fuqishëm komunikimi dhe para së gjithash, një dëshmi e momentit historik për ne dhe per gjeneratat e ardhshme.
Ndarja e vlerave të përbashkëta paraqet një motiv me shume për të gjithë ne, mesazh që ne e dërgojmë si kompani, e cila shenon momentet historike në Shtet. “
Related posts