Të nderuar,
Në bazë të artikullit të publikuar në javoren Fokus ″Pavarësisht humbjeve, ShA Posta e Maqedonisë vazhdon me luksin: Firma e re dhe jo aktive do ta pastrojë ″Postën″ për 1.2 milion euro me higjienistë të huazuar!″, nga 26 nëntori 2025, duam t’ju informojmë për aktivitetet aktuale të lidhura me procedurën për zgjedhjen e firmës për mirëmbajtje të higjienës në hapësirat afariste në Postë.
Mirëmbajtja e higjienës paraqet aktivitet të domosdoshëm për funksionimin normal të Shoqatës, si për të punësuarit ashtu edhe për përdoruesit e shërbimeve postare.
Në këtë kontekst duam t’ju informojmë se mirëmbajtja e higjienës në hapësirat afariste si veprimtari jo thelbësore, është shfuqizuar me vendimin për përcaktimin e nevojës për t’u përshtatur me ndryshimet ekonomike, teknologjike, strukturore dhe të ngjajshme në funksionimin e NP ″Posta e Maqedonisë″që nga 05.05.2005.
Që nga ajo kohë ″Posta e Maqedonisë″ së Veriut e siguron këtë shërbim përmes zhvillimit të procedures së prokurimit publik për shërbime, e cila përfundon me lidhjen e kontratës për prokurim publik me kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Gjithashtu, analizat e brendshme treguan se mirëmbajtja e higjienës me të punësuarit e brendshëm nuk mund të realizohet, për shkak të pamundësisë financiare, dhe nuk është në përputhje me sistematizimin aktual të Shoqatës.
Në përputhje me planin për prokurime publike për vitin 2025 është paraparë ky prokurim publik, është sjellur vendim për prokurim publik, dhe është zhvilluar procedure hapur, e cila përfundoi me zgjedhjen e ofertës më të favorshme, që është oferta e një grupi ofertuesish, bartës i së cilës është BS Klining DOOEL Shkup.
Ligji për prokurimet publike, në përputhje me nenin 96, u lejon operatorëve ekonomikë në pjesën e kapaciteteve ekonomike, financiare teknike ose profesionale përdorimin e kapaciteteve të subjekteve tjera, pavarësisht lidhjeve juridike mes tyre.
Për pjesëmarrje në procedurë operatorët ekonomikë duhet të plotësojnë kritere të caktuara minimale për t’u kualifikuar si të aftë. ″Operatorë ekonomikë″ në përputhje me nenin 2, pika 6 është çdo person fizik ose juridik ose grup i tillë personash, duke përfshirë të gjitha bashkimet e përkohshme, të cilat tregtojnë në treg ose në procedurat për prokurime publike ofrojnë mallra shërbime ose punë, dhe çdo operator ekonomik, në përputhje me nenin 28 nga LPP ka të drejtë të marrë pjesë, vetë ose si pjesë e një grupi operatorësh ekonomik, në procedurën e prokurimit publik, në përputhje me nenin 107 të Ligjit për Prokurime Publike, i cili i referohet rregullit për pjesëmarrje me një ofertë ose një aplikim për pjesëmarrje.
Për këtë arsye, si dhe duke u bazuar në të lartëpërmendurën konsiderojmë se teksti i publikuar në Fokus është i pabazë dhe i pa arsyeshëm lidhur me rrjedhën dhe procedurën për sigurimin e firmës për mirëmbajtjen e higjienës në hapësirat e Shoqatës.
Në bazë të lartëpërmendurave kërkojmë që ky demant të publikohet pa vonesë në të njejtin vend/rubrikë dhe me të njejtin nivel dukshmërie si edhe shkrimi (përfshirë edhe rrjetet sociale ku është shpërndarë), me sqarim të qartë se bëhet fjalë për përgënjeshtrim nga ShA ″Posta e Maqedonisë së Veriut ″
Ju informojmë se për gjitha faktet e përmendura disponojmë dokumentacion dhe prova relevante, dhe jemi të përgatitur t’i dorëzojmë/paraqesim sipas kërkesës tuaj dhe në rrugë kompetente, në përputhje me kompetencat dhe rregullat ligjore. Nëse ky demant nuk publikohet dhe nuk kërkohet falje publike për pohimet e pasakta të paraqitura ShA ″Posta e Maqedonisë së Veriut″ do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejshme, me qëllim që publiku të informohet saktë dhe të mbrohet reputacioni i institucionit.
Me respekt,
Kabineti i Drejtorit gjeneral
Shqip





