SHA” Posta e Maqedonisë”-Shkup lajmëron opinionin se për momentin nuk është duke organizuar lojë shpërblyese përmes sms porosive,kërkuesve në internet,facebook dhe rrjeteve të tjera sociale dhe as në të ardhmen nuk do të organizon lojë të tillë shpërblyese.
Duke e pasur parasysh se deri tek ne u drejtuan një numër i madh i shfrytëzuesve,Ju informojmë se bëhet fjalë për manipulim të opinionit përmes lojës të rrejshme shpërblyese me çka është keqpërdor edhe emri i kompanisë.
SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup,Ju këshillon të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm me të dhënat tuaja personale, sidomos në internet.
SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup asnjëherë nuk do t’ju kërkon të dhëna personale ose të dhëna të tjera me karakter konfidencial (numrat amë,adresat,PIN kodet,fjalekalime,numrat e llogarive,kartelave etj.)
përmes rrjeteve sociale
SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup distancohet nga të gjitha faqet dhe profilet e rrejshme në rrjetet sociale të cilat pa autorizim përdorin emrin e saj.Nëse keni dëshirë që të jeni të informuar për të gjitha risitë dhe të parashtroni pyetje,përcjellni faqen zyrtare të SHA “Posta e Maqedonisë”-Shkup në linkun më poshtë https://www.posta.com.mk