Share the post "Lajmërim për shfrytëzuesit për orarin e punës së njësive postare"
Të nderuar shfrytëzues,
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup fillon me orarë të ri pune, i cili është përshtatur sipas gjendjes me Korona virusin në vendin tonë.
Orari i punës i njësive postare do të vazhdojë të ndryshojë në bazë të kapaciteteve të mundshme, masave dhe kushteve aktuale dhe i njëjti do të azhurohet rregullisht.
Orari i punës i njësive postare të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup mund të shihet në linkun vijues: Orari i punës i njësive postare.
Ju rekomandojmë që para vizitës së njërës prej njësive postare të kontrolloni orarin e punës .
Njëkohësisht, ju përkujtojmë se orari i punës i njësive postare do të shënohet në dyert e përparme të njësive postare.